Ledjana pranon lidhjen e re, flet për djalin që i ka marrë zemrën/ Kur i kërkojnë foton, ‘sakrifikon’ veten dhe fut duart në… (FOTO)

06/12/2021 13:54

Surprizat dhe të qeshurat nuk kanë të mbaruar në rubrikën n’Fermë, në emisionin “ E Diell”!

E ftuar në puntatën e djeshme ishte ish konkurrentja e ‘Përputhen’, Ledjana Prenga, për të cilën gazetari Ervin Kurti nuk i kurseu aspak ngacmimet për jetën e saj personale!

Ledjana deklaroi se historia me Mevlanin është mbyllur dhe tashmë është e kaluar, ndërsa zbuloi se është në një lidhje të re!

Ish konkurrentja e ‘Përputhen’ tregoi se djali në fjalë i ka premtuar asaj botën dhe se i dërgon lule çdo ditë…

Ervini i kërkoi Ledjanës t’i tregonte më shumë, por ajo nuk pranoi dhe kështu do duhej të vuante ‘dënimin’: të fuste duart në një kovë me jashtëqitje bagëtish dhe ky moment ishte tepër i sikletshëm për të… por vendosi ta bëjë ‘për hir’ të dashurisë!

Pjesë nga biseda:

Ervini: E mbylle me Mevlanin, iku Mevlani, kjo do të thotë se ke krijuar diçka tjetër?
Ledjana: Po!
Ervini: Çfarë i ke premtuar atij?
Ledjana: Të thashë po që të mos më rrahësh.
Ervini: Jo, jo, çfarë i ke premtuar ti atij çunit?
Ledjana: Çfarë i kam premtuar unë, ai më ka premtuar mua botën!
Ervini: Shih shih, atë që s’ta premtoj dot Mevlani ta premtoi ai!
Ledjana: Më sjell lule çdo ditë!
Ervini: Ku është ky personi, ku jeton?
Ledjana: Është sekret kjo Ervin!
Ervini: Foto ose një mesazh të tijën!
Ledjana : Jo s’kam foto!
Ervini: Ke foto ti, se të ka premtuar botën.
Ledjana: Kam foto unë me të bashkë, ai vetëm nuk kam!
Ervini: Foto që keni ju të dy bashkë, apo do fusësh duart në bajga?
Ledjana: S’kam foto! (dhe fut duart në kovën me jashtëqitje të bagëtive)

FOTO GALERI
1/10

Top Channel