Policia malazeze sekuestron 88 kg kanabis, po transportohej përmes liqenit të Shkodrës. Dyshohet se…

06/12/2021 11:43

Policia malazeze ka sekuestruar 88 kg kanabis që po transportohej përmes liqenit të Shkodrës.

Në zonën bregdetare të Liqenit të Shkodrës në fshatin Podhum, policia parandaloi kontrabandën e 88 kilogramëve marijuanë, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Oficerët policorë kanë ndaluar një mjet lundrues të vogël me pajisje vëzhgimi natën dhe një person që mbante tre çanta në të.

Policia shton se ka kontrolluar terrenin dhe me tej ka gjetur tre pako më të mëdha të hedhura me përmbajtje të lëndës narkotike marihuanë, me peshë totale 88 kilogramë.

Ata theksojnë se po punohet për identifikimin dhe gjetjen e autorëve të këtij akti, ndërsa droga dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Top Channel