14:25
Vllaznia, Partizani e Laçi mësojnë kundërshtarët e raundit të parë
Vllaznia, Laçi dhe Partizani mësojnë kundërshtarët me të cilët do të përballen në raundin e parë kualifikues të kompeticionit më të ri europian, Conference League. Kështu, Vllaznia, nënkampione e Shqipërisë sezonin që lamë pas, do të përballet me Široki Brijeg të Bosnjë Hercegoninës. Një short i kënaqshëm për kuqeblutë e trajnerit Tomas Brdaric, pasi shmangën skuadrë më të fortë, Ferhevar të Hungarisë. Kuptohet që objektivi minimal i skuadrës shkodrane është kalimi i raundit të parë.