Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Nuk ka të madh e të vogël që ka dëgjuar për këtë ngjarje dhe të mos ketë një anë që mban, duke përfshirë këtu edhe personazhe të njohur të showbiz-it.

Lidhur me këtë ka reaguar së fundmi dhe reperi i njohur Stresi, i cili me anë të një Instastory të publikuar pak minuta më parë në llogarinë e tij në Instagram, teksa ka publikuar një foto ku duket Donaldi dhe Trixa, ai ka shkruar duke mbajtur totalisht anën e Borës: “Doni opinionin tim? Bora Zemani është ‘queen’ (mbretëreshë)”, shkruan ai.

Rikujtojmë se, lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar personazhe të ndryshëm si Rezarta Shkurta, Rudina Dembacaj, Olta Boka, Elita Rudi, i vëllai i Donaldit, Romeo dhe mamaja e Beatrix, Antigona Ramosaj e të tjerë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel