Makina del nga rruga, vdes 20 vjecari/ Aksidenti ndodhi në mesnatë, por u zbulua vetëm mesditën e sotme

07/12/2021 15:04

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan Librazhd, pranë fshatit Labinot Fushë, ku një i ri 20 vjeçar duke drejtuar mjetin e tij duke përfunduar rreth 2 metra poshtë dhe duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Edhe pse në njoftimin e policisë thuhet se aksidenti ka ndodhur mesditën e së martës, nga dëshmitë e kalimtarëve dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë natës dhe është identifikuar vetëm mesditën e sotme.

Është dashur ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga mjeti tej mase i dëmtuar.

Zona është problematike përsa i përket aksidenteve rrugore, sidomos përsa i përket kalimtarëve.

Mungesa e ndriçimit, mungesa e sinjalistikës e kanë bërë këtë aks rrugor më problematikun përsa I përket aksidenteve.

Top Channel