Presidenti vendos sot për zgjedhjet/ A do dekretojë zgjedhjet e reja? Meta flet në orën 17:00

07/12/2021 15:01

Ora 17:00 e ditës së sotme do ta gjej presidentin Ilir Meta duke komentuar vendimin e Gjykatës kushtetuese për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Pritet me interes se si kreu i shtetit do ta lexojë këtë vendim dhe a është i mjaftueshëm, në respekt të kushtetutës për të dekretuar zgjedhje në 6 bashki të cilat qeverisën pa kryetar të zgjedhur.

Presidenca e ka përfunduar dekorimin e pemës së Krishtlindjes, por a do ti dërgojë Presidenti Ilir Meta si kartolinë urimi politikës shqiptare dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme?

Të gjitha opsionet janë në tavolinë.

Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj nuk mbërrin në një përfundim final për legjitimitetin e 30 Qershorit por thjesht argumenton se Shoqata e Bashkive, kërkuese e padisë, nuk e kishte tagrin e vënie në lëvizje të kësaj gjykate.

Ky vendim është i mjaftueshëm për presidentin e republikës për të hedhur hapin e radhës, e ngulmuar se ato zgjedhje nuk ishin kushtetuese.

Sinjalin e parë presidenti e dha në një intervistë televizive ku u shpreh se ka Gjykatë Kushtetuese por edhe ka edhe Gjykatë Strasburgu.

Ky ishte një paralajmërim se për presidentin Meta kjo çështje nuk mbyllet me kaq.

Megjithatë duhen pritur argumentat se si i pari i shtetit bashkë me juristët e tij e lexojnë këtë vendim.
Për arsye të ndryshme, bashkitë Durrës, Shkodër, Lushnjë, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë drejtohet nga kryetarë, jo të zgjedhur me votat e banorëve të këtyre qyteteve.

Socialistët e kanë bërë të qartë tashmë pozicionin e tyre pro mbajtjes së zgjedhje të pjesshme lokale në këto 6 bashki.

Top Channel