Një 35-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke varur veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” Shkodër. Policia njofton se i riu është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij.

“Më datë 07.12.2021, rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani” Shkodër,  në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë  dyshohet i vetëvarur  shtetasi Gj. L. 35 vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  po  vijon punën për  zbardhjen  rrethanave të ngjarjes.

Top Channel