Tirana për vazhdimësinë ndaj Kastriotit, krutanët synojnë surprizën!

07/12/2021 08:43

Java e 12-të e Abissnet Superiore rezervon përballjen e dy skuadrave që renditjen në skajet e klasifikimit, mes Tiranës kryesuese dhe Kastriotit të vendit të fundit.

Bardheblutë do të kërkojë fitoren e dytë radhazi, pas suksesit mes Egnatias, por trajneri Shehi duhet të bëjë pa Najdovskin, Xhixhën dhe Përgjonin, të cilët janë të dëmtuar. 25-herë kampionët do tenojnë që me një rezultat pozitiv të tentojnë shkëputjen, nëse rivalët nuk do i bëjnë gjërat siç duhet.

Kastrioti në anën tjetër ka treguar një rendiment shumë larg pritshmërive, teksa ka regjistruar 4 humbje radhazi, ndërsa suksesin e fundit dhe të vetëm në këtë sezon e ka marrë ndaj Skënderbeut në mesin e muajit nëntor. Nga dy barazimet e marrë në këtë sezon, krutanët kanë arritur që një pikë ta rrëmbejnë pikërisht nga bardheblutë ndaj besojnë se mund të rikthehen tek rezultatet pozitive. Armando Rami nuk do të jetë në dispozcion të trajnerit Ndreu, për shkak se në takimin me Kukësin mori dhe kartonin e katërt të verdhë.

Me 21 gola të shënuar, Tirana ka sulmin e dytë më të mirë, ndërsa në anën tjetër është Kastritoi që ka mbrojtjen më të brishtë, për shkak se në 11 javë kanë pësuar 22 gola, më shumë se askush tjetër, ndërsa dhe në repartin e sulmit kanë pasur probleme teksa kanë shënuar vetëm 8 herë.

Top Channel