Fier/ Arrestohet 59-vjeçari që tentoi të vriste një person, si e kapi policia pas disa muaj kërkimesh

07/12/2021 13:22
Foto ilustruese

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kurjan” dhe si rezultat ka çuar në pranga një shtetas, i cili në muajin korrik 2021 tentoi të vriste me armë zjarri një person.

U.S., 59 vjeç, banues në Fier ishte shpallur më herët në kërkim dhe vetëm ditën e sotme u bë i mundur arrestimi i tij.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 29.07.2021 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në datën 23.07.2021, në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi U. S. ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. H., 40 vjeç, i cili mbeti i plagosur”, njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel