“Pak para ngjarjes pimë një kafe”/ Flet për herë të parë vëllai i Elonës, u mbyt nga bashkëshorti ndërsa fëmijët flinin

07/12/2021 10:53

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lakoni të Greqisë. Mediat greke raportuan se një 40-vjeçar shqiptar kishte mbytur gruan e tij vetëm 36-vjeç. Kjo ishte vrasja e 15 e një gruaje nga bashkëshorti në Greqi brenda një harku kohor 11 muaj, ndërsa në dy raste autorët kanë qenë shqiptarë.

Autori e kreu aktin e rëndë ndërsa dy fëmijët flinin në dhomën ngjitur. Ata ende nuk janë në dijeni se nëna e tyre është ndarë nga jeta dhe se autori është pikërisht babai i tyre.

Fëmijët menjëherë pas ngjarjes së rëndë, i mori daja, i cili muajt e fundit jetonte pranë familjes. Do të jetë një psikologe ajo që orët na vazhdim do t’i japi lajmin e tmerrshëm.

Me zë të ngjirur, vëllai i viktimës, Kujtimi, ka treguar se atë mbrëmje kishte dalë për një kafe me motrën e tij dhe asnjëherë nuk e ka menduar se një gjë e tillë do të ndodhte.

Nuk kanë pasur probleme, kanë shkuar në punë bashkë. Ishim në kafe mbrëmjen para ngjarjes me motrën dhe u çua për t’i gatuar fëmijëve. Ata ishin të martuar për dhjetë vjet, ishin njerëz të qetë. Fëmijët i kemi marrë, i kemi sjellë këtu”, tha ai.

40-vjeçari e mbyti Elonën mbrëmjen e 5 dhjetorit, pas një debati të fortë dhe “kërcënimit” të 36-vjeçares së do të largohej nga shtëpia bashkë me dy fëmijët të moshës 8 dhe 11 vjeç. Këto kanë qenë edhe fjalët e para që tha autori 40-vjeçar, pasi policia mbërriti në shtëpinë e çifuti dhe pa gruan pa shenja jete të shtrirë.

Sipas raportimeve të policisë, shqiptari nuk ka qenë i dënuar më parë dhe as 36-vjeçarja nuk kishte denoncuar ndonjëherë për dhunë në familje.

Ejani, më duket se mbyta gruan time”, ishte kjo fjalia me të cilën 40-vjeçari lajmëroi policinë që të vinte ta arrestonte. Tashmë ai është shoqëruar në Komisariat dhe autoritetet do të japin dënimin për të.

Top Channel