I dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor pritet të vizitojë Shqipërinë, zbardhet axhenda

07/12/2021 09:44

Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri. Qëllimi i vizitës së tij është thellimi i miqësisë mes dy vendeve, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike.

Escobar do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.

“Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet ndër të tjera në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Top Channel