Aksion në Tiranë, 9 në pranga/ Arrestohet 39-vjeçari që aksidentoi të miturën dhe u largua nga vendngjarja, i riu dhunon babain, një tjetër…

07/12/2021 11:56

Nëntë persona janë vënë nën prangat e policisë në 24 orët e fundit në Tiranë.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se është vënë nën pranga 39-vjeçari, i cili aksidentoi një shtetase të mitur dhe më pas u largua nga vendngjarja.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 39 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasen e mitur B. P., 16 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.

Ndërkaq, blutë kanë vënë nën pranga dy persona të tjerë për dhunë, njëri prej tyre një 18-vjeçar, i cili akuzohet se ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij, të cilit i dëmtoi edhe automjetin. Ndërsa, tjetri akuzohet se ka dëmtuar portën e oborrit dhe ka kanosur ish bashkëshorte e tij, ndërsa kjo e fundit ishte edhe e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. S., 18 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij dhe i ka dëmtuar automjetin. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. K., pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i ka dëmtuar portën e oborrit dhe ka kanosur ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia vuri në pranga shtetasit F. Gj., 34 vjeç; A. K., 39 vjeç; A. Ç., 45 vjeç; E. P., 30 vjeçe; F. K., 52 vjeç dhe R. S., 33 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Ndërkaq, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar proceduan penalisht shtetasin A. K., 59 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një parash dhe nuk i ka lëshuar faturë tatimore, shtetasit K. P., 36 vjeç.

Top Channel