Moti i keq me shi dhe bore ka përfshire gjithë qarkun e Korçës.

Ne zonat malore bora i ka kaluar 10 cm por ne rruge nuk jane shkaktuar probleme. Akset nacionale por edhe rrugët e fshatrave janë pastruar dhe kalohen pa probleme.

Prurjet e përrenjve nga mali i Gramozit ne bashkine Kolonje janë shtuar ndërsa po punohet per evitimin e problemeve te ndryshme.

Si pasoje e motit te keq ka patur ndërprerje te shkurtra te energjisë elektrike ne Zonen e Gores, bashkia Pogradec, si dhe ne fshatrat Vithkuq dhe Panarit ku po punohet per riparimin e defekteve.

Top Channel