Ambasada amerikane lajmëron se më 9 dhjetor në Tiranë do të vijë për vizitë zyrtare Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Ai do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike.

Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Vizita e Escobar në tiranë ndodh vetëm dy ditë para se Berisha të mbledhë një Kuvend të PD. Ish kryeministri është shpallur non grata nga shtetet e bashkuara dhe akuzohet për korrupsion. Ndërsa diplomati amerikan vjen në Tiranë dhe takon Bashën.

Top Channel