Ulja drastike e temperaturave ka risjellë reshje dëbore në qarkun e Korçës, që kanë filluar që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Aktualisht kanë zbritur në terren 2 borëpastruese që do të bëjnë të mundur pastrimin e rrugëve, ndërsa sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale akset momentalisht nuk paraqesin probleme.

Firmat kontraktore kanë punuar prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa këshillohet për drejtuesit e mjeteve kujdes maksimal në akset kryesore për shkak të prezencës së borës.

Raportohet se në disa zona ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa OSHEE ka nisur menjëherë punën.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të ndejshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 12°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel