Temperaturat janë ulur ndjeshëm mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa Mali i Dajtit është ‘zhdukur’ nën një mjegull gjigante.

Lagështira në ajër ka sjellë kondensim të menjëhershëm në ajër duke krijuar mjegullën në Malin e Dajtit.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të ndejshme ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 12°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

Një tjetër ciklon do të zhvillohet në fundjavë, që do të sjellë shira të konsiderueshme në vend.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel