Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale.
BE-ja paralajmëron se ndryshimet mund të prekin detyrimet ndërkombëtare të Kosovës, pavarësinë e gjyqësorit dhe mbrojtjen e viktimave e dëshmitarëve.
Në një reagim zyrtar, Bashkimi Evropian në Kosovë ka kërkuar që përpara çdo miratimi të ndryshimeve ligjore të zhvillohen konsultime paraprake me partnerët ndërkombëtarë.
“BE-ja në Kosovë e merr me shqetësim njoftimin lidhur me votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e Kosovës të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ndryshimet ngrenë shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrenë shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre.
Që nga kthimi i ligjit për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës, jemi angazhuar aktivisht për t’ua përcjellë shqetësimet dhe pritshmëritë tona autoriteteve të Kosovës. Kjo përfshin nevojën për konsultime paraprake përpara çdo miratimi të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës“, njofton Unioni Europian në Kosovë.
Top Channel