Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend.

Duke filluar nga sot, ora 18:30, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 210 lekë për litër, benzina me 165 lekë, ndërsa gazi për automjete me 71 lekë për litër.

Nafta është rritur me 5 lekë, ku ditën e djeshme u shut me 205 lekë, ndërsa sot me 210 lekë. Benzina është rritur me 1 lek, nga 164 lekë, do të shitet 165 lekë.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 165 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 153 lekë/litër.

Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 114 lekë/litër”, njofton Bordi i Transparencës.

Top Channel