Mbremjen e djeshme një debat i ashpër ka ndodhur mes Sarës dhe Pajtimit.

Ky i fundit shprehu mendimin se do t’i pëlqente të kishte një marrëdhënie si e Donaldit dhe e Beatrix.

‘’Nëse do një lidhje si e Donaldit dhe Beatrix atëherë me vjen shumë keq që ke zgjedhur femrën e gabuar’’,- u përgjigj Sarah e ofenduar nga deklarata e bërë.

Debati mes tyre vazhdoi derisa në dhomën e gjumit u përfshinë edhe banorë të tjerë.

Sarah e revoltuar shtoi: Pajtimi shprehu pëlqimin për mua që para se të vinte, por pasi hyri në shtëpi më vjen keq që paska ngecur me femrën e gabuar.

Top Channel