Partneri bën dedikimin prekës për Hueyda El Saied: Faleminderit që më dhe dhuratën më të çmuar, Gabrielin

07/12/2021 10:18

Pak javë pas ndarjes tragjike nga jeta të Hueyda El Saied, bashkëshorti Thierry, me fjalët më të ndjera, duke i premtuar dashuri edhe pas vdekjes, ka reaguar me një postim prekës.

Nëpërmjet një postimi në profilin e balerinës, ai ka falenderuar në emër të tij dhe djalit Gabriel, të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllimet për të. Ai shkruan se Hueyda tregoi forcë dhe guxim përballë kësaj beteje të ashpër që i mori jetën.

Thierry Grosjean tregon se dhimbja pas ndarjes nga jeta të Hueyda-s është ende e pamatshme, teksa shton se sëbashku me djalin e balerinës, Gabrielin, ndihen krenarë për jetën e saj krijimet, vlerat dhe angazhimet.

Mes të tjerash, Thierry shprehet falenderues ndaj balerinës pasi i ka dhënë dhuratën më të bukur, Gabrielin, të cilin e birësoi disa muaj më parë. Në fund, ai i bën dhe një premtim se do ta mbajë djalin e tyre pranë vetes gjithmonë.

“Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi shumë i thellë, por Gabrieli dhe unë do të donim t’ju falënderonim për të gjithë shprehjen e ngushëllimeve dhe gjithë dashurinë për Hueydan që vjen nga vendi i saj Tirana, gjithashtu edhe nga e gjithë bota. Faleminderit. Hueyda u largua si një yll që shkëlqen me kokën lart pas një lufte të ashpër por jo të barabartë. Ajo tregoi guxim absolut dhe forcë ekzemplare duke luftuar gjithmonë dhe duke mos u ankuar asnjëherë.

Hueyda ngjalli admirimin e të gjithëve, por më shumë të dy fansave të saj më të mëdhenj, Gabrielit dhe mua, dy dashurive të saj. Por, Hueyda, dashuria ime e madhe” ishte më shumë sesa aq dhe ne mund të jemi krenarë për jetën e saj, krijimet e saj, vlerat dhe angazhimet e saj. Hueyda ishte dhe do të jetë gjithmonë artistja që na ka prekur të gjithëve në një kohë apo në një tjetër.

Sepse të takoje Hueydën duhej se pari të ishte familjar me ëmbëlsinë e një gruaje të mrekullueshme, sensitive dhe me një sharm të mahnitshëm. Për mua dhe Gabrielin, Hueyda e kaloi këtë trashëgimi të dashurisë, empatisë dhe mirësisë te ne. Prandaj është gjithë kjo punë që ne do ta vazhdojmë, duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe dinjitoz, siç ajo do të kishte dashur.

Familja jonë e bukur tashmë është e privuar nga pjesa më e bukur. Buzëqeshja e saj, mirësia e saj. Faleminderit nga zemra Hueyda për dashurinë e madhe dhe që më ke bërë një njeri më të mirë dhe mbi të gjithë njëmijë herë faleminderit për dhuratën më të çmuar, Gabrielin, djalin tim për të cilin do ta gëzoj dhe dua me gjithë zemër, fuqi dhe shpirt.

Hueyda, dashuria ime, t’i do jesh e trishtuar që na humbe, por Gabrieli dhe unë nuk do të ndalojmë kurrë së dashuri dhe gjithmonë do të jesh në zemrën tonë.Ne të duam dashuria ime!!! Dhe të urojmë udhëtimin më të bukur në qiellin me yje”, shkruhet në postim.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel