Video/ Po shuante qirinjtë e tortës së ditëlindjes, gruas “i merr flakë” koka: Mendova se do digjeshin të gjithë…

07/12/2021 10:35

Dita e lindjes për britaniken Ana Oosterhouse nuk shkoi ashtu siç e kishte menduar!

Fikja e qirinjve të tortës është padyshim momenti më i bukur dhe më i veçantë i ditëlindjes, por për të ky moment është kthyer në një ‘tragjedi’!

Siç mund të shihni edhe në pamjet e publikuara nga ‘Daily Mail’, nëna e gjashtë fëmijëve kishte organizuar një festë të përbashkët me djalin e saj shtatëvjeçar Hunter në Ogden, Utah, ndërsa në momentin më të bukur, atë të fikjes së qirinjve të tortës ndodhi e papritura!

Ana Oosterhouse u përkul për të fikur qirinjtë, por flokët i morën flakë, duke i djegur të gjithë anën e majtë të tyre dhe jo vetëm kaq! Asaj iu dogjën edhe qerpikët dhe një pjesë e fytyrës, por fatmirësisht pa dëme të mëdha në lëkurë.

“Mendova se do të merrja flakë, do të digjeshin të gjithë flokët dhe do të kisha djegie të rënda” u shpreh ajo pas incidentit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel