Gjermani/ Burri vrau gruan, tre fëmijët e mitur dhe më pas bëri vetëvrasje, shkak u bë certifikata e vaksinimit

07/12/2021 15:52

Detaje të reja kanë dalë në dritë për tragjedinë që tronditi mbarë opinionin publik gjerman, ku një burrë vrau të gjithë pjesëtarët e familjes së tij dhe më pas bëri vetëvrasje.

Vrasja ndodhi javën e kaluar, ndërsa detajet janë dhënë sot nga një prokuror gjerman. Prokurori tha se burri vrau gruan dhe më pas tre fëmijët e tij të mitur përpara se t’i jepte fund jetës së tij, sepse kishte falsifikuar një certifikatë vaksinimi dhe kur u zbulua falsifikimi, ai kishte frikë se do të arrestohej dhe do t’i hiqej kujdesi për fëmijët.

Policia gjeti të pajetë në shtëpinë e tij, gruan e tij (të dy rreth 40 vjeç), së bashku me tre fëmijët e tyre, katër, tetë dhe 10 vjeç, në një shtëpi në Koenigs Wusterhausen, në jug të Berlinit.

Në një shënim lamtumire të gjetur nga policia që burri kishte lënë, ai tha se kishte falsifikuar një certifikatë vaksinimi për gruan e tij. Punëdhënësi i saj, megjithatë, zbuloi falsifikimin dhe çifti kishte frikë se do të arrestoheshin dhe do të humbnin kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Policia u thirr në shtëpi pasi u lajmërua nga fqinjët, të cilët kishin parë trupat e pajetë të prindërve dhe fëmijëve të tyre. Kjo histori e tmerrshme lindi pasi Gjermania shtrëngoi kufizimet e trafikut në përpjekje për të frenuar valën e katërt të pandemisë së koronavirusit.

Top Channel