Vrau me thikë gruan dhe kunatën/ Apeli i Vlorës lë në fuqi vendimin burg përjetë për Gazment Mustan

07/12/2021 10:30

Gjykata e Apelit Vlore ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me “burgim të përjetshëm” për Gazmend Mustan.

Ky i fundit akuzohet se në datën 2 janar të vitit 2019 vrau në shtëpi gruan dhe kunatën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ballsh. Vendimi për burgosjen e tij përjetë ishte dhënë nga Gjykata e Fierit dhe sot është lënë në fuqi nga Apeli i Vlorës.

Si ndodhi ngjarja?

Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikt mes çiftit pas një dreke familjare. Gentjana Çaushaj, bashkëshortja e tij e ndjerë, i ka kërkuar bashkëshortit të shkojë te prindërit dhe ai nuk e ka lejuar. Motra e Gentianës, Merisa ka hyrë për të ndarë bashkëshortët, por është qëlluar me thikë nga 34-vjeçari, i cili më pas ka qëlluar edhe bashkëshorten, duke i lënë të dyja pa jetë.

Ngjarja ka ndodhur në datën 2 janar, rreth orës 17:30, në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festa. Çifti kishte dy fëmijë të mitur, 7 dhe 3 vjeç.

Sipas banorëve, në çastin kur ndodhi vrasja e dyfishtë, dy fëmijët e mitur kanë qenë në shtëpi.

Top Channel