Live/ “Të qëndrojmë të bashkuar”, 37 ditë protestë në Tiranë, nis marshimi pas fjalimeve te Kryeministria
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira dhe temperaturat do të pësojnë rënie të ndejshme.
Në qarkun e Elbasanit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të ulët e mesatar gjatë natës dhe kanë vijuar edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Si pasojë e reshjeve na akset nacionale ka pasur prezencë inertesh e aluvionesh në aksin Elbasan-Qafë Thanë, tek kthesat e Murrashit në aksin Gramsh-Mollë Grabovë, në aksin Elbasan-Rrogozhinë në Murras.
Fatmirësisht nuk janë hasur problem në qarkullimin e mjeteve.
Lumenjtë e përrenjtë kanë pasur prurje mesatare larg pikës së rrezikut.
Si pasojë e reshjeve një fider në Gramsh është dëmtuar dhe për pasojë është shkëputur energjia elektrike, ndërsa OSHEE po punon për zgjidhjen e problemit.
Top Channel