Qendra Shëndetësore 3, në Tiranë, ofron shërbime shëndetësore për 40 mijë banorë.

Kjo është një nga qendrat ku procesi i vaksinimit anticovid po ecën shpejt dhe në përqindje të lartë, për shkak edhe të politikës bindëse që bëjnë mjekët e qendrës me qytetarët.

Bruna Shiroka, Mjeke Familjeje: Sipas shifrave të fundit që raportuam në dikasterin e Shëndetësisë, kemi mbulesë vaksinale gati 100% të të sëmurëve kronikë. Moshat mbi 18 vjeç patën fluks në muajt shtator-tetor. Vazhdojnë edhe tani, për shkak të kufizimeve, që po shtohen me kalimin e kohës, siç janë detyrimi për t’u vaksinuar i punonjësve të administratës dhe të atyre në qendra tregtare dhe supermarkete.

Nuk ka ditë që nuk ka pacientë pozitivë me Covid, në qendrën tonë. Rreth 20 të tillë në ditë.

Ne kemi bërë politikë bindëse “agresive” në thonjëza, por ka një ngurrim për vaksinimin.

Jo më larg se vendet e Europës veriore, asaj perëndimore, vaksinimi është në kuotën e mbi 70%, pasi qytetarët atje e kanë “ligj” fjalën e mjekut. E tillë duhet të jetë edhe këtu. Fakti që jemi në masën 40% të vaksinimeve, në rang vendi, tregon se kemi akoma punë për të bërë.

Top Channel