Topi: FRD fiton zgjedhjet e 2013-s
23/11/2012 17:50
Topi: FRD fiton zgjedhjet e 2013-s
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, gjatë përurimit të degës së partisë në Shijak, lëshoi akuza të reja të ashpra ndaj kryeministrit Berisha, në të njëjtën kohë që për herë të parë bëri parashikimin ambicioz për “fitimin e zgjedhjeve të 2013-s”.

Në një fjalim të mbajtur përpara publikut vendas, ish-Presidenti i Republikës theksoi se “atë që Berisha nuk bëri dot gjatë pesë viteve (të presidencës së tij), pra nënshtrimin e institucioneve, arriti ta bënte në vetëm pesë ditë. Unë akuzoj drejtëpërsëdrejti kryeministrin Berisha për gjendjen e mjeruar të Shijakut”.

Në vazhdimin e fjalimit të tij, Topi çmoi se “Berishën e ka larguar historia” dhe se “FRD është drejt fitores së zgjedhjeve të 2013-s”.

Pasi vlerësoi “kontributin historik” të Shijakut për lirinë dhe demokracinë, kreu i FRD-së parashikoi se “Qarku i Durrësit do t’i japë një leksion të mirë partive të vjetra në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”. / Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.4
USD 126 126.8
GBP 196.5 197
CHF 133.5 134.1
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2068.76
-8.02
-0.39%
FTSE 100 6535.68
-94.79
-1.43%
NASDAQ 4991.94
-17.27
-0.34%
FTSE MIB 21600.72
-907.41
-4.03%
CAC 40 4711.54
-96.68
-2.01%
DAX 10890.63
-167.76
-1.52%
HANG SENG 25242.45
+6.17
+0.02%
Nikkei 225 20377.33
+265.21
+1.32%
S&P/ASX 100 4652.30
+82.20
+1.80%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.