Juli, Graciano dhe Erjola kanë analizuar lojën e Eglës në “Big Brother VIP3”, duke u shprehur se banorja do të jetë në finalen e reality show-t sepse sipas tyre, ajo është një lojtare e fortë.

Graciano: Është e padiskutueshme që shkon në finale

Juli: Po more burrë

Erjola: S’ka sens që të shkojnë në finale te tre aleatët, por kjo (Egla) shkon është e padiskutueshme

Juli: Kjo është pretendente për të fituar çmimin e parë e jo më të shkojë në finale

Graciano: Është pretendente e fortë shumë

Juli: Është bërë, s’ka qenë kështu deri para dy javësh

Erjola: Te dhoma e bardhë e mori

Juli: Unë besoj që Romeo nuk e fiton

Graciano: Nuk e di se çfarë bëhet jashtë por mesa shoh unë me fituar Romeo është me vëmë duart në kokë

Top Channel