Perimet do hidhen në kanale, në Dimal fermerët ankohen për çmimet e grumbullimit: Nuk na mbulon kostot e investimit, s’kemi asnjë leverdi

10/05/2024 12:13

Me qindra fermerë në zonën Samaticës në Dimal dhe jo vetëm po përballen ditët e fundit me mungesën e tregut dhe uljen e çmimit të domates. Ne këtë zonë janë rreth 700 hektarë sera diellore të cilat kultivohen me domate dhe kastravecë.

Prej disa ditësh kërkesa për domate ka rënë dhe çmimi i ka shkuar në 30 lekë, çmim që për sezonin është më i ulëti. Kjo ka bërë qe i gjithë prodhimi të mbetet pa shitur.

Fermerët akuzojnë pikat E grumbullimit të cilat vendosin çmimin. Veç kësaj ato akuzojnë po këto pika që nuk lëshohen faturë tatimore dhe drejtorin E tatimeve që nuk i kontrollon pasi janë bërë palë me pikat E grumbullimit.

Për fermerët kjo është një goditje që po jua bëhet duke rënduar më tepër gjendjen ekonomike ku i vetmi burim ekonomik për t’a është bujqësi.Situata pritet të rëndohet pasi me me kalimin e ditëve prodhimi do shtohet dhe mungesa e tregut do bej qei gjitë produkti të hidhet në kanale siç po hidhet dhe kastraveci.

Top Channel