Cristiano Ronaldo drejt rikthimit në Champions League? Skuadra më në formë e Evropës interesohet për portugezin

10/05/2024 13:24

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është lidhur së fundmi me një lëvizje ‘surprizuese’ në një klub që nga sezoni tjetër do të luajë në Champions League.

Pavarësisht largimit të tij në Arabinë Saudite, portugezi ka qenë tepër produktiv duke shënuar së fundmi edhe një hattrick që e çon atë në shfirën e 47 golave në 46 ndehsje që ka zhvilluar në të gjitha garat.

Sipas raportimeve, forma e 39 vjeçarit para portës, ka tërhequr vëmendjen e Bayern Leverkusen që konsiderohet së fundmi si skuadra më në formë në Evropë.

Kampionët e Bundesligës, të cilët ende nuk kanë pësuar asnjë humbje këtë sezon, dyshohet se duan të nënshkruajnë me fituesin pesë herë të Topit të Artë.

Mësohet se Ronaldo është rekomanduar nga menaxheri i Leverkusenit, Xabi Alonso, i cili luajti krah sulmuesit kur dyshja ishin në Real Madrid.

Nëse Ronaldo do të ishte i hapur për një rikthim në Evropë është e pasigurt, me lojtarin që ka folur për standardet e Superligës Saudite që nga transferimi i tij atje.

Top Channel