Debati për fetë në shkolla
25/04/2012
Përfaqësuesit e besimeve fetare në vendin tonë kanë kërkuar në Komisionin e Arsimit dhe Medias, që të ndryshohen disa nene në projektiligjin e Arsimit të Lartë.

Ata kanë kërkuar që simbolet e feve të lejohen edhe në shkollat publike, si dhe të hartohet një tekst, ku të shpjegohet qartë panorama e feve në vend.

"Asnjë nxënësi nuk i lejohet të propagandojë dhe të shpjegojë me të tjerët, por kemi theksuar që në bazë të ligjeve tona në fuqi dhe konventave ndërkombëtare, qofshin ato të Bashkimit Evriopian, qofshin ato të Kombeve të Bashkuara, që asnjë nxënës në botë, as gjinia, as raca, as feja nuk e pengon që të shkollohet edhe në shkollat publike. Një lëndë që mund të futet në të ardhmen është ajo që në mënyrë përmbledhëse të japë një kulturë fetare", tha Bujar Spahiu, nënkryetar i Komunitetit Mysliman.

"Dëshirojmë që në shkollë të mund të shprehet identiteti i personit dhe identeti i tij fetar", tha përfaqësuesja e komunitetit katolik.

"Duhet që të parashikojmë që në kurrikula të mund të vendosim një informacion më të plotë. Ne kemi 5 komunitete fetare dhe ka nevojë të jepen disa informacione më të qarta", tha Andon Merdari, ndihmës i kryepeshkopit, Anastas.

Ne këtë seancë u kerkua qe formula e subvencionimit te shkollave private jo fitimprures te ndryshohet nga Ministria e Arsimit.

"Mendojmë që shteti është mirë të ndihmojë të mbështesë, sepse është në të mirën e formimit të qytetarëve të tij, edhe arsimin privat, në veçanti atë që është pa qëllim fitimi, por nuk duhen vendosur kritere mbi ekselencën e nxënësve dhe më tepër mbi përdorimin e këtyre fondeve. Ndoshta një nxënës i shkëlqyeshëm nuk ka nevojë për fondin ekonomik, por një tjetër më pak i mirë, do të kishte nevojë për një ambient që e ndjek më së afërmi", tha përfaqësuesja e komunitetit katolik.
 
Kryetarja e Komisionit te Arsimit dhe Medias Valentiana Leskaj tha se simbolet fetare nuk mund te lejohen ne shkolla publike.

"Jo vetëm që duhet të mbetet laik, por në radhë të parë duhet të kemi parasysh që flasim për një kategori arsimi, siç është arsimi parauniversitar që ka të bëjë me një grupmoshë, që nuk është në zotësi për të marrë vendime të pavarura. Pra këtu përfshihet që nga kopshti, deri te arsimi i mesëm, i lartë. Do të thotë që kemi të bëjmë me një kategori fëmijësh, të cilët nuk zgjedhin dhe nuk vendosin dot vetë, përsa i përket vendimmarrjes. Ndaj edhe në raportet me simbolet që u diskutua këtu, duhet të kemi parasysh laicitetin e shkollës", tha Leskaj.

Në Komisionin e Arsimit jane sjellle te tjera ndryshime ne Projektligjin e Arsimit Paraunivesitar nga Ministria e Arsimit.



/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

comments powered by Disqus

në top channel »
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140 140.4
USD 126 126.8
GBP 196.5 197
CHF 133.5 134.1
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
S&P 500 2065.16
-11.62
-0.56%
FTSE 100 6535.68
-94.79
-1.43%
NASDAQ 4980.53
-28.69
-0.57%
FTSE MIB 21600.72
-907.41
-4.03%
CAC 40 4711.54
-96.68
-2.01%
DAX 10890.63
-167.76
-1.52%
HANG SENG 25236.28
-827.83
-3.18%
Nikkei 225 20112.12
-427.67
-2.08%
S&P/ASX 100 4570.10
-51.00
-1.10%




Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.