Tirana, gati për edicionin e ri
12/07/2011 15:45
Në prag të ndeshjes së parë europiane me Spartak Trnavën, presidenti i Tiranës, Refik Halili në një konferencë për shtyp ka prezantuar risitë e këtij sezoni për skuadrën 24 herë kampione të Shqipërisë.

Tirana do të zbresë në fushën e lojës në këtë edicion me modelin e fanellës që ka luajtur në vitet ’80, atëherë kur quhej 17 Nëntori, por veç prezantimit të uniformës presidenti Halili ka prezantuar edhe disa nga lojtarët e rinj që i janë afruar bardhebluve, si Mahmudi, futbollisti nga Bahreini, i cili do të mbajë fanellën me numrin 10, apo dy afrikanët Etogo dhe Situma, ndërsa nga kampionati shqiptar Tiranës i është bashkuar kapiteni i Dinamos Pisha dhe një tjetër lojtar dinamovit si Ferraj.

“Këta janë futbollistë me emër, luajnë me kombëtaret përkatëse dhe do të bëjnë një grup të mirë për sezonin e ri”, u shpreh Halili.

Sa i përket ndeshjet me Spartak Trnavën, e vlefshme për raundin e dytë eliminator të kupës Europa League, ende nuk është sqaruar çështja e stadiumit “Qemal Stafa” e mbi të gjitha ajo e biletave.

“Nëse do të na lejojnë që biletat t’ i mbajmë ne, biletat karshi do të jenë me çmime shumë të arsyeshme sepse duam të afrojmë tifozerinë”, shtoi presidenti i Tiranës.

Ndeshja do të zhvillohet ditën e enjte në orën 20:00, në stadiumin “Qemal Stafa” dhe drejtuesit e klubit Tirana janë optimistë në arritjen e një marrëveshjeje me drejtuesit e stadiumit.

Ky do të jetë dhe debutimi i kësaj Tirane të re që sipas presidentit Halili do të jetë pretendentja kryesore sa i përket titullit kampion të këtij sezoni. / Top Channel







comments powered by Disqus

TË FUNDIT
VLERËSO KËTË LAJM

KRYESORET




LAJME TE NGJASHME



SONDAZH

Qeveria nisi aksionin kombëtar për karburantet, kryesisht për cilësinë. Cili mendoni se është problemi më i madh në këtë fushë?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...
në top channel »
PUBLICITET
MË TË LEXUARAT
KËMBIMI VALUTOR
  Blihet Shitet
EUR 140.3 140.6
USD 125.3 125.7
GBP 189.5 190
CHF 133.5 134
TREGJE DHE BURSA
N/A N/A
N/A
N/A
NASDAQ 5005.39
+63.97
+1.29%
S&P 500 2108.29
+22.78
+1.09%
FTSE 100 6985.95
+25.32
+0.36%
FTSE MIB 23045.52
+49.89
+0.22%
CAC 40 5046.49
+7.10
+0.14%
DAX 11454.38
+21.66
+0.19%
HANG SENG 28133.00
-267.34
-0.94%
Nikkei 225 19531.63
+11.62
+0.06%
S&P/ASX 100 4848.40
+19.70
+0.41%
SHOWBIZ & LIFESTYLE
“Tirana Open”, çelet festivali i filmit dhe i arteve
Festivali do te zhvillohet ne datat 6 deri ne 13 maj

I mbylli dy herë telefonin Papa Françeskut
Kujtoi se dikush po tallej me të... Herën e tretë e besoi vërtet

Të famshmit që ishin të pranishëm në duelin Mayweather-Pacquiao
Robert De Niro, Denzel Washington, Beyonce, Donald Trump…

“Woman in Gold”
Filmi që përshkruan një histori holokausti të Maria Altmanit

Meshkujt modernë nuk i mbajnë sekretet
Studimi: Djemtë bëjnë thashetheme më shumë se femrat

Redmayne, drejt një çmimi tjetër Oscar
Aktori britanik pritet të vlerësohet për rolin e tij në ‘The Danish Girl’

George Clooney përfshihet në një aksident
Aktori po kthehej nga një ditëlindje në New York

Manning, Assange dhe Snowden, skulptura në Berlin
Artisti italian vlerëson "heronjtë bashkëkohorë"





Top Channel 2001-2015
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.