E premte, 17 Prill 2020
22:50
Janë kthyer nga jashtë/ 55 persona të karantinuar në hotel, bashkia Pogradec bën xhestin human

Bashkia Pogradec ka marrë përsipër furnizimin me 3 vakte ngrënie të 55 shtetasve shqiptarë që janë të akomoduar tek Hotel “Euro Korça” në Pogradec për 14 ditë.

22:46
U thanë që i afërmi do të ndërronte jetë, familja përdor vinçin lëvizës për t’i dhënë lamtumirën

Një familje është detyruar të përdorë vinç lëvizës(përdoret nga zjarrfikësit), për të parë për herë të fundit të afërmin e tyre të sëmurë, pasi shtëpia ku ai po kurohej, duhej mbyllur për shkak të koronavirusit.

22:45
Rindërtimi në kohë pandemie/ Tenderi i parë për banesat në tiranë pa fitues. ofertuesit nuk plotësonin kriteret

Megjithëse covid 19 është kryefjalë e ditëve të sotme nuk kanë munguar përpjektjet për të nisur procesin e rindërtimit të banesave të shembura gjatë tërmetit të 26 Nëntorit.

22:23
Përfaqësuesi i OBSH në Itali: Do goditeni sërish nga koronavirusi, ja kur pritet vala e dytë

“Një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit në vjeshtë, më shumë sesa një hipotezë është një siguri”. Kështu ka deklaruar Walter Ricciardi, përfaqësues italian në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

22:06
Me kallash e kanabis në pyll, arrestohet 20-vjeçari në Gjirokastër

GJIROKASTËR- Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga policia për shkak se qarkullonte me armë zjarri me vete.

21:58
Elbasan/ Djegia e makinave të ish-gjyqtarit, reagon policia

Policia e shtetit ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qytetin e Elbasanit gjatë mbrëmjes së sotme ku dy makinat e ish-gjyqtarit A.V u shkrumbuan nga flakët.

21:47
Laboratori që tmerroi botën/ Çfarë paralajmëroi virologia një vit para shpërthimit të COVID-19

Një virologe kryesor dhe ekipi i saj në një laborator të Wuhan paralajmëruan mundësinë e shpërthimit të koronavirusit në formë SARS në Kinë 11 muaj para se epidemia e Covid-19 të godiste qytetin.

21:45
Princi William rrëfen si e përjetoi familja mbretërore infektimin e të atit me COVID-19

Prince William ka folur për herë të parë për infektimin e të atit më koronavirus. Në një intervistë për “BBC Breakfast”, Princi William rrëfeu si u ndje familja mbretërore kur mori vesh së Princi Charles, 71 vjec rezultoi pozitiv ndaj testit të COVID-19.

21:44
Eksperti turk: Korona e ka një të mirë për botën, ja çfarë na pret në verë

Eksperti dhe profesor i Universitetit Teknik të Stambollit (ITU) në Departamentin e Inxhinierisë Meteorologjike, Orhan Sen, beson se masat e marra për të parandaluar përhapjen e llojit të ri të koronavirusit, kryesisht ndalimi i lëvizjes dhe pezullimi i aktiviteteve industriale, kontribuojnë në uljen e emetimeve të gazrave serë, të cilat mund të ndikojnë për të ngadalësuar ngrohjen globale.

21:44
Sëmundjet e “varrosura” në akullnajave mund të zgjohen kërcënueshëm me rritjen e temperaturave

Bota ka ndaluar teksa koronavirusi ka detyruar pjesë të tëra të globit të izolohen dhe asnjëherë më parë njerëzimi nuk ishte gjunjëzuar kështu nga një virus, pas shpikjes së anti-biotikëve.

21:42
Fox News nxjerr provat: Koronavirusi doli nga laboratori në Wuhan, çfarë synonte Kina

Televizioni i njohur amerikan Fox News në një artikull që e konsideron ekskluziv, shkruan se ka besim në rritje se shpërthimi COVID-19 ka të ngjarë të ketë origjinën në një laborator në Wuhan të Kinës, megjithëse jo si një armë biologjike, por si tentativë e Kinës për të demonstruar se përpjekjet e saj për të identifikuar dhe luftuar viruset janë të barabarta ose më të mëdha se aftësitë e Shteteve të Bashkuara.

21:39
Detajet/ Digjen dy makinat e ish-kryetarit të Gjykatës në Elbasan, rreth 20 metra larg njëra-tjetrës

ELBASAN- Dy makina janë shkrumbuar nga flakët në qytetin e Elbasanit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje.

21:24
Irani shpik pajisjen që zbulon kush është i infektuar me koronavirus, nga 100 metra largësi

Irani paralajmëroi shpikjen e një pajisje këtë javë, për të cilën prentendon se mund të zbulojë raste të personave me koronavirus, nga një largësi prej afro 100 metrash, shkruajnë mediat e huaja.

21:12
I mbetur ne Filipine rrezikon të shkelë vizën/ Zyra emigracionit “nuk kemi asnjë informacion me shkrim”

Fiks Fare trajtoi rastin e Xhuljano Topallit, shtetas shqiptar i cili  shkoi për të vizituar gruan dhe djalin në Filipine për pak javë, dhe për shkak të Covid 19 mbeti atje. Në një intervistë nepërmjet rrjetit whats up, ai shprehet se Viza i skadoi me  datë 6 Prill.

21:08
Fiks fare/ 70 punëtorë shtetërorë, pa paga, ndihma dhe pa ushqime

Fiks Fare denoncoi veprimet e disa institucioneve shtetërore që kanë lënë pa paga rreth 70 punëtorë në të gjithë Shqipërinë. Në një kohë që qeveria ka miratuar paketa për të ndihmuar punëtorët në sektorin privat nga kjo pandemi, vetë shteti ka në bordero punonjës të cilët s’kanë marrë pagat normale.

21:06
Si nëpër filmat aksion/ Piloti ul me emergjencë avionin në mes të autostradës

Një pilot u detyrua të ulte avionin e tij të vogël në autostradën “Highway 40 në Quebec City të Kanadas të enjten në mëngjes.

21:04
Sexy nga karantina, këngëtarja: Më pëlqen të pozoj me të brendshme!

Këngëtarja simpatike Vesa Smolica ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje Skype, nga ku bëri thirrje që të gjithë ndjekësit të bëhen pjesë e vidoklipit të saj të radhës.

20:56
Zhduken tre gazetarët në Kinë/ Njëri prej tyre bëri vizitë në laboratorin famëkeq të virologjisë në Wuhan

Tre gazetarë që kërkonin të tegonin të vërtetën mbi epideminë ne Wuhan nuk janë parë prej dy muajsh. Chen Qiushi, Fang Bin e Li Zehua kishin shpërndarë foto e video dramatike të gjendjes nga Wuhan nën karantinë, ish-epiqendër e koronavirusit të ri.

20:40
Në brendësi të shtëpisë luksoze të Kendall Jenner

Kendall Jenner është një nga modelet më të kërkuara dhe më të pasura në botë, me një pasuri prej 45 milionë dollarësh. Së fundmi mediat e huaja kanë zbuluar shtëpinë luksoze të modeles 24 vjeçare.

20:38
I shkrepet arma e shërbimit, plagoset një punonjës i policisë në Vlorë

VLORË- Një punonjës policisë në qytetin e Vlorës është plagosur me armën e shërbimit.

20:37
“Ky është Dritëroi im”/ Del libri që nisi bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij e ngushtë, Sadije Agolli

Në këtë interviste të fundit për Top Channel, Sadije Agolli ndër të tjera më tha që ishte duke punuar në lidhje me botimin e librit me kujtime nga personalitete të ndryshme për shkrimtarin Dritëro Agolli. Ja se çfarë shkruante ajo në ditarin e saj më 3 janar të 2013.

20:31
Tragjike/ 4 vjeçari bie nga kati i 16 dhe ndërron jetë

Një djalë katër-vjeçar që i thoshte nënës së tj se dëshironte të fluturonte, ka rënë tragjikisht nga dritarja e apartamentit në katin e 16-të.

20:28
Maturantja nga Tirana në plazhin e Himarës/ Bizneset i kanë shpresat tek turistët polakë

Himara, një ndër destinacionet më të lakmuara turistike në jug të Shqipërisë është po aq e heshtur sot si në mesin e dimrit. E vetmja plazhiste e hershme që gjen në buzë të detit është Era, maturante nga Tirana.

20:27
“Çaj, ujë të nxehtë me limon dhe…” I riu nga Prishtina tregon përvojën si e mundi COVID-19

Një nga të shëruarit është edhe Petrit Bylykbashi nga Prishtina, i cili me datën 26 mars është diagnostifikuar me COVID-19. Në një bisedë për Zërin e Amerikës përmes Skype-it, ai thotë se e ka tejkaluar lehtë virusin.

20:25
Distanca në plazh/ Modeli italian që do të aplikojë Shqipëria për sezonin turistik

A do të ketë këtë verë sezon turistik? Këtë nuk e dimë ende. Gjithçka varet nga ajo që do të thonë ekspertet e shëndetësisë se kur do të përfundojë pandemia e koronavirusit.

20:21
Infektohen punëtoret e fasonerisë / Mbyllet fabrika e këpucëve dhe tregu në Krujë, 11 të infektuar

Ka shkuar në 11 numri i të infektuarve me Covid 19 në bashkinë e Krujës. Tre punonjëse fasonerie, fabrike këpucësh, dhe djali i një prej punonjëseve të së njëjtës fabrikë, me banim në Fushë Krujë, e cila rezultoi pozitiv disa ditë më parë. Të katërt personat ndodhen nën kontroll mjekësor, po rastet e reja kanë përhapur panik tek banorët e qytetit të Krujës. Policia ka përforcuar kontrollet e lëvizjeve në rrugë, ndërsa si masë të menjëhershme bashkia ka mbyllur tregun e fruta perimeve të qytetit, ku blerësit nuk respektonin distancat. Edhe fasoneria është mbyllur. 

20:08
Aksident me makinë në Kamëz/ Lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:20, në Kamëz, në rrugën “Donald Trump”, ku janë përplasur dy mjete dhe si pasojë njëri nga drejtuesit është dërguar në spital.

20:01
Thaçi tjetër letër Kurtit: Jam në pritje të kandidatit për kryeministër

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ia ka dërguar edhe një letër Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, ndonëse ky po i kthen përgjigje presidentit në cilësinë e kryeministrit në detyrë.

20:00
Fëmija i zhdukur në 2014 gjendet në një dhomë hoteli

Një fëmijë i zhdukur në vitin 2014 është gjetur së fundmi e dobësuar nga uria por e gjallë nga agjentët e FBI në SHBA, pas gjashtë vjetësh.

19:57
​ Akademia e Shkencave në Kosovë dhe ajo në Shqipëri me qëndrim të përbashkët rreth situatës me Covid-19

Shqipëria dhe Kosova janë vënë përballë një rendi dhe forme të re komunikimi intelektual, përveç jetës së njerëzve dhe ekonomisë që janë në rrezik, është edhe shkenca, kultura dhe arti.

19:53
CoVid-19 në Kosovë/ 11 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 51 pacientë të konfirmuar me Covid-19.

19:51
VIDEO/ Divjaka në sfidë me Covid-19″, kthen nesër në Top Channel “Fshatrat e Shqipërisë”

Emisioni “Fshatrat e Shqipërisë” nis nga kjo e shtunë, ciklin e ri të udhëtimit në Top Channel. Do të jetë një start i fuqishëm ky, nga ku Ilnisa Agolli tregon se natyra është i vetmi shpëtim dhe e vetmja kurë që rrëfen histori të mëdha në çdo kohë.

19:47
“Mos luaj vendit, po lëvize do të thyej këmbët”, policia bën publike dhunën në një azil

Disa të moshuar në një azil në Palermo të Italisë, janë dhunuar dhe kërcënuar sistematikisht nga punonjësit e institucionit. Ngjarja është bërë publike nga Policia e Palermos, të cilët njoftuan se në lidhje me këtë rast kanë vendosur në pranga gjashtë punonjëse që “kujdeseshin” për të moshuarit.

19:43
Njihuni me gjallesat që bëhen “një” me natyrën, për t’u mbrojtur

Natyra ka krijuar mijëra gjallesa, si kafshë, insekte, bimë, shpendë, zogj,  për t’u përshtatur me mjedisin ku jetojnë. Kjo shpesh shërben dhe si një formë mburoje që një gjallesë inferiore (krimbi i mëndafshit) të mbrohet ndaj një superiore(zogjtë e llojeve të ndryshme).

19:40
Britania e Madhe formon task-forcë për krijim të vaksinës kundër koronavirusit

Britania formon task-forcë për krijim të vaksinës kundër koronavirusit.

19:31
Ivanka Trump “thyen” karantinën dhe “arratiset” në…

Vajza e Presidentit të SHBA-ve, Ivanka Trump, theu karantinën dhe udhëtoi së bashku me familjen në një nga klubet e golfit të Presidentit, shkruajnë mediat e huaja.

19:25
Motoçiklistja që humbi këmbën në aksident bëhet modele, frymëzon të gjymtuarit

Një motoçikliste që humbi njërën këmbë në një aksident të tmerrshëm është bërë tashmë modele dhe tregon me krenari cungun e saj.

19:15
Bie zjarr në ullishtet e Fakullës së Fierit

FIER – Një zjarr i madh ka rënë pasditen e së premtes në zonën e Fakulles në Fier.

19:11
Si zogjtë me cicërima, fëmijet e “Zyber Hallullit” këndojnë nëpër rrugët e Tiranës

Ju kujtohet kënga “Si zogj me cicerima”, kolona zanore e “Kur xhirohej një film”? Luan Zhegu na e risjell sërish, por këtë herë bashkë më Mariza Ikonomin e me femijet e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” për të na e kujtuar se sa e çmuar është shtëpia, qyteti dhe kujtimet e fëmijërisë, veçanërisht këto ditë kur dihet t’i japim shpresë njëri-tjetrit.

18:57
Meksikë/ Gjyshërit akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen e mbesës 6 vjeçare

Një çift mizor gjyshërish janë akuzuar për përdhunimin e vrasjen me mbytje të mbesës së tyre gjashtë-vjeçare gjatë izolimit të koronavirusit në Meksikë.

18:49
Koronavirusi nuk e lë Kim pa bërë punën! (FOTO)

Pandemia e koronavirusit nuk e ka ndaluar Kim Kardashian të punojë.

18:49
150 mijë viktima në botë/ Italia publikon shifrat, 575 vdekje në 24 orët e fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 22745, që do të thotë janë 575 viktima në 24 orët e fundit.

18:46
Top Talk: Prodhuesi i bukës kërkon hetim në tregun e bukës. AKU dhe tatimorët nuk e kanë nën kontroll situatën

Në studion  e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Drynjaja, ishte i ftuar prodhuesi i bukës Pëllumb Boshi.

18:39
SHBA miraton fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19

TIRANË- Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, ka miratuar fonde shtesë për Shqipërinë në ndihmë të luftës kundër pandemisë COVID-19.

18:35
Refuzonin të trajtonin pacientët me CoVid-19 pa maska, pezullohen disa infermierë

Infermiereve të një spitali në Kaliforni iu tha se maskat me valvul N95 nuk ishin të nevojshme në punën e tyre, por do t’u jepeshin vetëm doktorëve.

18:30
Dalin fotot/ Me maska, doreza e çanta me ushqime, Meghan dhe Harry ndihmojnë njerëzit e prekur nga koronavirusi

SHBA – Princi Harry dhe Meghan Markle prej kohësh kanë hequr dorë nga jeta mbretërore në Britaninë e Madhe dhe janë shpërngulur në Los Angeles.

18:21
Rama tha që pensionistët do të lejohet të dalin nesër, reagon policia

Policia ka reaguar në lidhje me lajmin që dha Rama se ditën e nesërme do të lejohen vetëm pensionistët që të dalin nga shtëpitë deri në orën 11-të.

18:15
Një grua nisi të qante kur dëgjoi për lajmin/ Indianët shkelin karantinën për funeralin e kaut të ngordhur që e konsideronin zot

Ngordhja e kaut ‘Mooli’ i cili adhurohej si shenjtor, shkaktoi zi publike dhe besimtarët në fshatin indian thyen rregullat e izolimit për ceremoninë e varrosjes së tij.

18:13
Nesër “dita e pensionistëve”, Rama rithekson rregullat e reja për izolimin e fundjavës: Me makinë asnjë ndalesë rrugës…

Nga ora 17:30 e ditës së sotme deri të hënën në orën 05:00 e gjithë Shqipëria do të jetë në izolim si një masë kundër përhapjes së Covid-19.

18:05
Vendi në karantinë për Covid-19, por gjatë muajit të fundit vaksinohen 9 mijë fëmijë

TIRANË- Edhe pse Shqipëria është e mbyllur për shkak të koronavirusit programi i vaksinimit për fëmijët po vijon.

17:54
Tufa majmunësh të uritur bastisin zyrat e braktisura prej koronavirusit

Një tufë majmunësh dinakë kanë bastisur një ndërtesë qeveritare në Indonezi që ishte braktisur prej nisjes së karantinës së koronavirusit.

17:41
Mosha është thjesht një numër për modelen 51 vjeçare! (FOTO)

Mosha është thjesht një numër, e kjo vlen sidomos për Helena Christensen, 51 vjeç.

17:39
Sërish ditë e zymtë në Britani, numri i viktimave për 24 orë ulet lehtë por çon bilancin në mbi 14 mijë vdekje

BRITANI E MADHE- 847 njerëz të tjerë me koronavirus kanë gjetur vdekjen gjatë 24 orëve të fundit në në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar, duke bërë kështu që numri i viktimave në total t’i kalojë 14 mijë.

17:35
Nigeria merr njësitë e para të tankeve kineze të sulmit VT-4

Ushtria e Nigerisë është bërë klienti i dytë i tankeve të reja kineze VT-4 me kompletimin e dërgesës së parë më 8 prill.

17:34
Thirrja e kryetarit të KMSH-së: Të gjithë sëbashku në lutje të përbashkët nga shtëpitë

Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu nëpërmjet një video mesazhi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që pas namazit të akshamit të bashkohen në lutje të përbashkët.

17:26
“Virusi ka përparuar”, Basha: Lajme të këqija, fasoneritë janë vatrat e reja

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një deklarate për mediat ka ngritur shqetësimin për situatën e krijuar nga Covid-19 në bizneset fasone.

17:10
Nis hapja pas karantinës, nesër publikohen listat e bizneseve që fillojnë punën në 20-27 prill

“Të ardhurat janë goditur rëndë” kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për sa i përket situatës së krijuar nga Covid-19 në Shqipëri.

17:03
Nëna shpëton birin 3-vjeçar nga nofullat e krokodilit duke i ngulur gishtat në hundë

Një nënë nga Zimbabve arriti të shpëtojë djalin e saj 3-vjeçar nga nofulla e një krokodili duke e sulmuar në hundë zvarranikun gjigand.

17:02
Situata me Covid-19, Rama tregon humbjet me miliona euro të shtetit: Të ardhurat janë goditur rëndë

“Të ardhurat janë goditur rëndë” kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për sa i përket situatës së krijuar nga Covid-19 në Shqipëri.

16:58
Jo vetëm leje ditore tashmë edhe leje javore, ja kush mund ta marrë

Duke nisur nga java e ardhshme të gjithë ata persona që janë në punë dhe nuk u është ndërprerë procesi për shkak të masave të reja kundër Covid-19, do të lejohen të marrin një leje javore për të përdorur makinën e tyre.

16:51
Nesër të gjithë të bllokuar/ Rama: Ja cila kategori do të mund të dalë jashtë banesës

Prej kohësh janë të mbyllur në karantinë për shkak se janë kategoria më e rrezikuar për tu infektuar me Covid-19, por sipas kryeministrit Edi Rama nesër pensionistët do të lejohen të dalin për ajrosje.

16:48
“Çdo shkelje mund të sjellë vdekje”, Rama: Respektoni distancimin

Me anë të një komunikimi në Facebook Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria ka ndër bilancet më të mira në botë në luftën ndaj Covid-19 po kjo ka ardhur falë bashkëpunimit dhe zbatimit të rregullave.

16:42
Indonezi/ Namazi i Xhumasë falet normalisht, pavarësisht frikës së koronavirusit

Besimtarët mysliman u mblodhën sot për faljen e Xhumasë në Indonezi, teksa vendi kaloi Filipinet duke u bërë më i infektuari në Azinë juglindore.

16:42
Rama zbulon çfarë i thanë kancelari i Austrisë dhe kryeministri i Suedisë në telefon për masat e COVID-19

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi live në Facebook me qytetarët ka thënë se ka pasur një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë dhe me kryeministrin e Suedisë për sa u përket masave të ndërmarra për karantinën.

16:38
Përdori makinën e gabuar për të shkuar në stërvitje, Comanin e pret gjoba

Në fillim blerja e një makine Ferrari nga Niklas Süle, tani mbërritja e Kingsley Coman në stërvitje me McLaren.

16:36
Rama: Nuk kam plan për t’u bërë si Enveri, kodi penal ishte i vetmi në Europë që…

Me anë të një komunikimi në Facebook me qytetarët kryeministri Edi Rama ka folur rreth hapjes nga karantina për javët e ardhshme. Kryeministri ka thënë se gjatë ditëve në vijim do të bëhen hapje graduale por të gjitha rregullat duhet të zbatohen për ndryshe do të përballen me ligjin të gjithë shkelësit.

16:30
Skandali me Ellen DeGeneres, vazhdon transmetimin por nuk paguan stafin

Nëse mendoni se padrejtësi të tilla ekzistojnë vetëm në Shqipëri, gaboheni rëndë.

16:30
Rama: Teksa po fillojmë të hapemi duhet të kemi kujdes, armiku i padukshëm është gati

Me anë të një komunikimi live për qytetarët Kryeministrit Edi Rama ka bërë me dije se në këtë periudhë, Shqipëria ka ngritur operacionin më të madh humanitar në 30 vite.

16:27
Arabia Saudite ekzekuton sulmuesin e tri valltareve

Një burrë që ka therur të paktën tre valltare spanjolle gjatë një performance në Arabinë Saudite, është ekzekutuar të enjten.

16:25
Karantina e koronavirusit/ Islandezët përqafojnë pemët në vend të njerëzve

Rregullat e distancimit social për parandalimin e koronavirusit kanë reduktuar ashpër kontaktet mes njerëzve, por sipas agjencisë islandeze të pyjeve ka mënyra të tjera për ushqimin e shpirtit, siç është përqafimi i pemëve.

16:23
Gjoba apo heqje patente gjatë karantinës? Rama jep lajmin e mirë: Falen të gjithë, por nga java e ardhshme…

TIRANË– Kryeministri Edi Rama po zhvillon një lidhje live në rrjetin e social në Facebook, ku edhe shkruan se do të japë një mesazh për 3 javë që sipas tij do të jenë shumë të rëndësishme lidhur me koronavirusin në vend.

16:16
Foto/ Princesha e Suedisë u bashkohet bluzave të bardha

Stafi mjekësor kudo në botë ka nevojë për përforcime për ti bërë ballë pandemisë që ka pushtuar botën.

16:09
Victoria Beckham festë virtuale për ditëlindje në karantinë

Këngëtarja dhe stilistja e famshme Victoria Beckham mund të jetë e mbyllur në karantinë por kjo nuk do t’i ndalojë festimet e ditëlindjes së saj.

16:06
Dorëzohet Rusia, Putin shtyn paradën e Ditës së Fitores prej pandemisë COVID-19

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar shtyrjes e paradës madhore ushtarake të Ditës së Fitores më 9 maj, prej pandemisë së koronavirusit, raportonin mediat vendase.

16:00
COVID-19/ Infermieri i QSUT-së: Situatë e menaxhueshme, jemi të përgatitur dhe për viruse të tjera

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” infermieri Saimir Hita.

15:55
SHBA, ferma e patateve në Idaho jep prodhimin falas për të mos shkuar dëm

Shumë biznese po përballen me vendime të vështira teksa pandemia e COVID-19 ka dëmtuar rëndë ekonomitë.

15:45
E Diela e Pashkëve/ Rrëfehet Rudina Xhunga: Kur shkova në kishë për herë të parë, dogja flokët

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erojna Rusi dhe Flori Gjini, ishin të ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” gazetarja Rudina Xhunga dhe blogerja e ushqimit Esmeralda. Të ftuarat janë duke u marrë me përgatitjet e të Dielës së Pashkëve (Ortodokse).

15:42
Peshëngritja, ndihmë policëve/ Dhuron maska, dezinfektantë dhe doreza

Oraret e zgjatura nëpër postoblloqe për të ruajtur respektimin e fashave të orareve të lëvizjes, e bën policinë e shtetit si një nga hallkat kryesore në ndihmë të frenimit të shpërndarjes së Covid 19.

15:35
Pasoja edhe në Shëngjin/ Anulohen përgatitjet e sezonit turistik

Në Shëngjin këto dit mbizotëron një qetësi e pazakontë.

15:28
Anulohen prenotimet/ Edhe turizmi në Velipojë merr goditje nga Covid-19

Ky është Gazmir Mehmeti, një prej operatorëve turistik në Velipojë, i cili për ketë vit kishte pritshmëri te mëdha, e sidomos me turistet e huaj.

15:23
Blerjet e fundit para izolimit/ Pas orës 17:30, deri të hënën në mëngjes, gjithçka e mbyllur

Në fundjavë çdo biznes do të jetë i mbyllur, për këtë arsye qytetarët kanë nxituar të sigurojnë ushqimet e nevojshme për të kaluat këto dy ditë në shtëpi.

15:18
Pas infektimit të infermieres në Aranitas të Mallakastrës, i merret tamponi i dytë

Pas rezultatit të parë pozitiv me Covid-19 të infermieres në qendrën shëndetësore në Aranitas, Mallakastër, banorët kanë frikë nga infektimi.

15:07
SHBA ndihmon Palestinën me 5 milionë dollarë kundër COVID-19

SHBA ka njoftuar se do të sigurojë 5 milionë dollarë për Autoritetin Palestinez në frenimin e përhapjes së koronavirusit të ri, COVID-19.

14:56
“I mbijetuari” nga koronavirus publikon videon nga spitali: Kur merrja frymë më dukej sikur …

Jason Hartelius, i cili po shërohet nga koronavirusi, publikoi një video në mediat sociale, ku shfaqet në një prej tualeteve të spitalit, në gjendje të rënduar shëndetësore.

14:48
“Racizëm, seksizëm dhe homofobi”/ Kosnett kritikon retorikën e politikanëve në Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, tha se retorika politike në Kosovë mund të shndërrohet në “racizëm, seksizëm dhe homofobi” dhe kërkoi nga drejtuesit politikë që të përqendrohen në fakte dhe jo në fyerje.

14:36
Çifti mbretëror, William dhe Kate: Të tregojmë kujdes për shëndetin mendor

Kate Middleton pranoi se ndihet fajtore që i gënjeu fëmijët e saj, të cilët kanë vazhduar të bëjnë mësim nga shtëpia edhe gjatë pushimeve të Pashkëve.

14:30
“100 mijë maska e 5 mijë veshje mbrojtëse”, Meta: Faleminderit Hungarisë mike për solidaritetin

Presidenti i vendit, Ilir Meta falenderoi Hungarinë për ndihmën me 100 mijë maska dhe 5 mijë veshje dhuruar Shqipërisë me qëllim përballimin e pandemisë së COVID 19.

14:27
Shkeli karantinën dhe doli për birra, gjobitet kryetari i bashkisë në Australi

Kryetari i qytetit australian Warrnambool është gjobitur me 1.044 dollarë pasi u fotografua duke pirë birrë nën shoqërinë e personave të tjerë, jashtë një dyqani pijesh këtë muaj – një shkelje kjo e urdhrave të izolimit në shtetin e Victoria-s, saktësisht distancimit social dhe qëndrimit në shtëpi.

14:26
Autoritetet shëndetësore, kundër La Ligas: E pamundur të luhet futboll në verë

Në Spanjë, autoritet mjekësore janë kundër rifillimit të kampionatit, duke marrë në konsideratë kushtet aktuale të pandemisë së Koronavirusit.

14:12
Voltana Ademi: Shumë familje kërkojnë të bëjnë testin e COVID-19, por nuk u përgjigjen institucionet

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në një deklaratë për median është shprehur se” problemi më i madh në këtë situatë të rënduar nga infeksioni me COVID-19 në Shkodër është mos marrja e përgjegjësive shtetërore, për të zbatuar protokollet në lidhje me situatën e krijuar”.

14:11
Covid-19/ Rajon, shtohen rastet në Kosovë dhe në Maqedoni. Në Greqi …

Një qytetar nga Ferizaj u bë viktima e 12-të e koronavirusit në Kosovë.

14:06
2 ton drogë në Ankona të Italisë/ Ishte shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Është kapur dhe ndaluar në Vlorë një person i shpallur në kërkim kombëtar.

13:59
Papa Françesku shkruan ‘planin e ringjalljes’ nga pandemia koronavirus

Papa Françesku ka shkruar një “plan për ringjallje” nga pandemia e koronavirus i cili bën thirrje për një përpjekje të bashkuar për t’i dhënë fund luftërave, më shumë kujdesje për planetin dhe të varfrit.

13:58
Fatmir Xhafaj: Sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet!

Fatmir Xhafaj, ish ministri i Drejtësisë, sot deputet dhe anëtarë në Komisionin e Ligjeve, përmes disa mesazhe e në Twitter thotë se “nuk mund të humbim më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re”.

13:55
450 ndërhyrje kirurgjikale dhe 4 mijë vizita/ Manastirliu: Në këtë situatë të pazakontë vijon puna në Spitalin e Traumës

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu bën me dijeni se stafi mjekësor në spitalin e Traumës ka përballuar më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë.

13:51
Toka më pak dashuri këtej e tutje?!

Peter Sloterdijk, filozofi gjerman që polemizon mbi epideminë dhe shpjegon pse jemi në vigjilje të një epoke të re. Pse dështuan shtetet e Europës në politikat e tyre statiste ndërsa triumfuan në marrëdhëniet e tyre fqinjësore? Cfarë e dallon shtetin e survejimit nga ai i europeist?

13:46
FOTO/ Luanët “pushtojnë” rrugët në Afrikën e Jugut

Foto që ndoshta në pamje të parë duken të frikshme, por herët a vonë kafshët do “vërenin” se njerëzit ishin zhdukur dhe luanët e Parkut Kombëtar të Afrikës së Jugut Kruger kanë përfituar nga kjo gjë!

13:20
Vlorë/ Tentoi t’i fuste drogë të birit në ambientet e paraburgimit, arrestohet 62-vjeçarja

Një grua është vënë në pranga pasi tentoi të fusë lëndë narkotike për djalin e saj, në ambientet e paraburgimit.

13:19
“Covid-19, vaksina në shtator”/ Universiteti i Oksfordit: Testet, në mes të majit

Testet për vaksinën që Universiteti i Oksfordit synon ta ketë gati në muajin shtator, do të nisin në mesin e majit tha për the Lancet ekspertja e virologjisë, Sarah Gilbert.

13:18
Pamjet e rralla/ Si u pa shiu i meteorëve dje, që ‘trembi’ qytetarët në Lushnjë

Një ngjarje që rrallë kemi fatin ta shohim, është parë dje nga banorët e Lushnjës.