Një kopsht në qytetin e Korçës është mbyllur pas konfirmimit të një rasti pozitiv në këtë institucion.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është mbyllur kopshti 17 në qytetin e Korçës, pasi drejtoresha ka rezultuar pozitive.

Mësohet se ajo ka shfaqur simptoma të këtij virusi por nuk kishte shkuar që prej ditës së premte në punë. Ndërsa, pas tamponit të marrë ka rezultuar pozitive me Covid.

Ndërkohë, kujtojmë se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë dhe kanë humbur jetën 3 të tjerë si pasojë e Covid-19 në vendin tonë.

Top Channel