Akuzohen për shpërdorim detyre, AMP pezullon dy efektivë të Policisë së Dibrës Konviktet janë hapur tanimë për studentët që nuk kanë shlyer detyrimet akademike të vitit të shkuar pra që janë në sezon provimesh, ndërsa stafet e rezidencave studentore po përgatiten edhe për vitin e ri akademik për respektimin e masave anticovid, ku gjithçka nis që në hyrje.
Studentët duhet të dezinfektojnë duart dhe të matin temperaturën.
“Një masë tjetër e rëndësishme është mbajtja e maskës në ambjentet e përbashkëta. Higjienizimi bëhet cdo ditë edhe ujë ka 24 orë. P.sh. në këtë mini apartamentin që jemi në një dhomë ndodhen dy studentë, në dhomën tjetër janë 3 studente me një tualet të përbashkët, ku shikoj që e kanë bërë ndarjen vetë se kur do e përdorin”, shprehet Zhanina Dapi.
-Ka pasur pagesë ekstra me shtimin e masave?
“Jo, pavarësisht vështirësive që kemi si institucion, nuk i kemi rënduar studentët paguajnë të njëjtën tarifë”, shton ajo më tej.
“Vij nga Skrapari. Ne mundohemi të mbajmë distancën por këtu jemi si familje e është gati e pamundur”, thotë një studente.
Top Channel