Befason Barcelona, ja kujt ia beson numrin 9 pas ikjes së Suarezit

06/10/2020 16:12

Largimi i Luis Suarez nga Barcelona dhe kalimi i tij te Atletico Madridi, bëri bujë të madhe dhe “Katalanasit” u kritikuan ashpër për vendimin e tyre.

Sulmuesi nga Uruguaji debutoi fuqishëm me skuadrën e Simeones duke realizuar dy gola dhe një asistim, por më pastaj tregoi rënie të formës në dy ndeshjet pasuese duke mbetur pa realizuar asnjë gol.

Gjithsesi, Barcelona nuk arriti të sigurojë një sulmues tjetër për ta zëvendësuar Suarezin edhe pse paraprakisht ishte lidhur me Lautaro Martinez dhe Memphis Depay.

Duke parë këtë situate, Barcelona sot ka zyrtarizuar numrat e fanellave për edicionin 2020/21 dhe ajo që i ka befasuar të gjithë ishte fakti se numrin 9 ia ka dorëzuar Martin Braithwaite-it.

Top Channel