“Basha i dha vetes leje për kat shtesë”, Veliaj nxjerr blof kreun e PD, tregon bisedën me administratoren e pallatit të Bashës

06/10/2020 22:06

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Lulzim Basha në kohën që ka qenë në Bashkinë e Tiranës ka firmosur leje për veten e vet për të bërë një kat shtesë.

Duke folur në Tch, Veliaj tregoi edhe një takim me administratoren e pallatit të Bashës, e cila tregoi se të gjithë banorët jetojnë aty pasi pallati nuk ka asnjë dëmtim strukturor dhe asnjë rrezikshmëri.

“Tani në një vend normal nëse kryetari i Bashkisë i jep leje vetes së vetë dhe thotë: Vendosa të miratoj leje zhvillimore për Z. Lulzim Basha dhe këtë e firmos vetë Lulzim Basha. Tani kjo është në konflikt interesi në çdo vend të botës. Jo vetëm nuk ke fytyrë më të dalësh të kandidosh, nuk ke fytyrë të dalësh të kandidosh. Kur Edi Rama shkonte të bënte shtëpitë e të tjerëve, Lulzim Basha ishte shumë i zënë të kapte vilat e oligarkëve. Tani ky ndërtuesi këtu që PD i thotë tërë ditën je oligarkë, je kriminel, je i korruptuar, pastron paratë. Dhe pse duhet që një njeri që kandidon për kryeministër duhet që të gënjejë dhe të më thotë që më është prishur pallati. Ndërkohë jam takuar me zonjë Fatbardha, administratorja e pallatit, i gjithë pallati është aty. Ja raporti i inxhinierve. Objekti nuk paraqet dëmtime strukturore dhe nuk ka rrezikshmëri për banorët e tij. Pra kur një njeri gënjen, në një vend të botës do të futej në burg vetëm për përhapje paniku. Jo vetëm kaq, i jep leje vetes tënde, shton katet pa leje, refuzon të bashkëpunosh me INUK-un…Po të them që e la protestën e Astirit dhe ka një konflikt interesi sepse kontraktori dhuron makina për kryetarin. Imagjino çon njerëzit të rrihen, çon demokratët qoftë edhe këta 70-80 veta e Astirit të rrihen edhe të shqyhen dhe e mbyll me një makinë lojën, kjo është shumë e rëndë”, tha Veliaj.

Top Channel