“Femrat shqiptare nuk janë Kim Kardashian”/ Ish-konkurrenti i “Big Brother” bën deklaratën e papritur…

06/10/2020 18:20

Kim Kardashian cilësohet si një ndër femrat më të komentuara e pëlqyera në botë.

Fama e saj ka mbërritur deri në Shqipëri, e shumë vajza e kanë si një inspirim për të ardhmen. Instagrami është një nga aplikacionet që bukuroshja amerikane përdor më së shumti dhe ndan momente nga përditshmëria e saj. Kim u bë në një moment pjesë e bisedës në studion e emisionit “Ftesë në 5”.

Olsi Klosi, tha se një femër me fëmijë nuk mund të bëjë shumë postime në rrjete sociale. Por kur Bieta e pyeti se edhe Kim Kardashian e bën një gjë të tillë, e ajo ka tre fëmijë, Olsi u përgjigj se femrat shqiptare nuk janë Kim. Por më pas shtoi se kur je në Evropë ke 10 femra dhe dy mund të jenë të sakta, ndërsa tha se nuk ka si femrat shqiptare.

“Mos e krahaso Kimin me këto të tonat. Mos e krahasojmë Kimin me femrat shqiptare. Kur je në Evropë ke 10 femra dhe dy janë të sakta. Nuk ka si femrat shqiptare”, u shpreh Olsi.

Top Channel