Trajtimi kozmetik/ Vdes nëna e tre fëmijëve pas procedurës për shenjat e lindjes

06/10/2020 18:56

Nëna e tre fëmijëve Claudia Bertoldi vdiq duke kryer procedurën e karboksiterapisë, trajtimi kozmetik jo-kirurgjik me injektim dyoksid karboni në lëkurë.

45 vjeçarja e shëndetshme po kryente trajtimin për reduktimin e celulitit dhe të shenjave të lindjes në lëkurë, por procedura shkaktoi ndalimin e zemrës së saj, tha familja në zi.

Vëllai i Bertoldi tha se motra e tij pësoi një reaksion fatal ndaj injektimit të dyoksidit të karbonit në lëkurë.

Trajtimi është i njohur me figura të ekranit dhe thuhet se nxit qarkullimin e gjakut dhe elasticitetin e lëkurës duke reduktuar pamjen e celulitit dhe të shenjave të lindjes në lëkurë.

Claudio Bertoldi tha se motra e tij kishte “shëndet të fortë dhe vitalitet të pamasë”. Ajo po trajtohej në një klinikë të papublikuar në Concordia, Argjentinë, ku dhe vdiq.

Ai tha për mediat se kishte denoncuar klinikën për paaftësi teksa pretendonte se stafi kishin bërë gabimin duke injektuar në gjak dyoksidin e karbonit.
Vëllai i viktimës tha se punonjësit e klinikës nuk ishin të trajnuar për procedurën, e cila duhet të kryhej nga një specialist.

Një autopsi pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes së Claudia. Vëllai i saj thotë se ajo ka vdekur kur dyoksidi i karbonit iu injektua gabimisht në vena dhe e vrau atë kur gjaku arriti në zemër.

Mediat thanë se hetuesit kanë sekuestruar pamjet filmike dhe të dhëna kompjuterike nga klinika.

Claudio thotë se ngjarja ka shkatërruar familjen duke lënë pa nënë tre fëmijët pesë, 12 e 21 vjeç.

FOTO GALERI
1/3
Vëllai i Bertoldi tha se motra e tij pësoi një reaksion fatal ndaj injektimit të dyoksidit të karbonit në lëkurë.

Top Channel