Kapet “përbindëshi”/ Peshkaqeni më i madh i bardhë, mbi 1.500 kg (FOTO)

06/10/2020 21:29

Një peshkaqen i bardhe gjigant mësohet se ka rënë në rrjetat e një skuadre kërkuesish të organizatës Ochearch në bregun e Nova Scotia, në shtetin e Kanadasë.

Peshkaqeni me shume se 50 vjecar peshonte mbi 1.500 kg dhe ishte 5, 24 metra i gjate. Ai u kap nga grupi për t’u lënë më pas i lirë në oqean. Sipas Chriss Fischer, i cili drejton dhe këtë ekspeditë, ky është ekzemplari më i madh që organizata Ocearch ka zëne ndonjëherë, ndaj e ka quajtur “Mbretëresha e Oqeanit”.

Duke folur për “McClatchy News” Fischer tha se e pagëzuan përbindëshin me emrin “Nukumi”, në nder nje figure mitike te popujve indigjene amerikane. “Ajo është një krijesë shumë e lashtë, një mbretëreshë e vërtetë e oqeanit dhe një matriarke e vërtetë. Mbi të ka shumë shenja, të cilat janë dëshmitare të një historie të pasur dhe një jete të gjatë. “ tha ai.

Para se të lëshohej në ujë, nga peshkaqeni u morën kampione të ndryshme dhe iu vunë sinjalizues me ultratinguj të cilët do të tregojnë thellësinë që peshkaqeni mund të arrijë dhe të gjitha lëvizjet e tij.

Sipas organizatës janë sinjalizuar mbi 60 peshkaqenë në bregun veriperëndimor të Atlantikut, gjë që sipas studimeve ka treguar se kemi një emigrim nga Bregu Lindor drejt Floridës duke vazhduar më tej në Gjirin e Meksikës.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel