Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid ka tejkaluar 35.7 milionë kurse totali i viktimave, që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1 milion e 49 mijë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 28 viktima nga koronavirusi.

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 36.030

Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 2677 raste të reja pozitiv (dje ishin 2257), për një total prej 330 263 të prekurish nga Covid prej fillimit të pandemisë

Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1418 kurse totali është 234 099

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 0 viktima dhe 350 raste të reja pozitive.

Top Channel