Ardi Veliu me urgjencë drejt Shkodrës/ Shkak, zhdukja e 3 të rinjve në Malësinë e Madhe

06/10/2020 19:58

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka mbërritur me urgjencë drejt Shkodrës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, ku ka kërkuar mbledhje me drejtuesit e policisë.

Arsyeja e kësaj ardhjeje blic është ngjarja e rëndë dhe kërkimet pa rezultat për 3 kushërinjtë e zhdukur prej disa ditësh në Vrith të Malësisë së Madhe.

Tre persona janë zhdukur prej disa ditësh në Malësinë e Madhe. Vilson Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Pepaj dhe Danjel Pepaj, banues ne fshatin Vrith kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre.

Këta të fundit dyshojnë se të rinjtë mund të jenë vrarë. 3 të rinjtë janë kushërinj, ndërsa policia ka nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve. Dyshimet janë se ata mund të jenë vrarë për konflikte droge.

Top Channel