Mekanizëm për zbutjen e krizës/ Shefi i Nato-s në Athinë, Mitsotakis: Jemi për zgjidhjen e konfliktit me Turqinë

06/10/2020 20:02

Greqia është gjithnjë e gatshme per dialog me Turqinë sipas parimeve te se Drejtës Ndërkombëtare dhe te fqinjesise se mire ka deklaruar kryeministri Mitsotakis ne konferencën e përbashkët për shtyp qe ka dhëne me sekretarin e përgjithshme te NATO-s gjate vizitës se tij ne Athine.

Por ai ka shtuar nga ana tjetër se kur Turqia ushtron veprimtari te paligjshme ndaj Greqisë, kur ve ne dyshim te drejtat sovrane te një aleati te NATO-s, atëherë i kundërvihet vete Aleancës se Atlantikut te Veriut dhe shembull për ketë ka thëne ai, janë edhe aktivizimi i sistemeve ruse te armatimit S-400 te cilat kane shqetësuar edhe Uashingtonin.

Kyriakos Mitsotakis: Turqisë i mbetet të mbyllë rrugën e krizës dhe të hapë rrugën e zgjidhjes. Ne jemi gati ta takojmë atë në rrugën e dytë. Nuk është me çështje dypalëshe, behet fjale për një çështje serioze qe u përket te gjithë aleateve te NATO-s.

Mitsotakis dhe Stoltenberg kane rene dakord ne bisedën e tyre për zhvillimet ne Mesdheun lindor se është një hap pozitiv krijimi ne gjirin e NATO-s, i mekanizmit te zbutjes se krizave dypalëshe (Deconfliction Mechanism) dhe i linjës se komunikimit 24 orësh te komandave ushtarake te te dy vendeve.

Jens Stoltenberg: Ky mekanizëm përfshin një angazhim ne përdorimin e një linje të sigurt telefonike midis Greqisë dhe Turqisë, të disponueshme 24 orë në ditë, për të zbutur përplasjet konfliktuale në det dhe në ajër. Unë e mirëpres këtë dhe i përgëzoj dy aleatet per ketë përpjekje te cilën ne jemi te gatshëm ta zhvillojmë atë më tej.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-ss ka shprehur kënaqësinë e tij edhe ne takimin me presidenten greke Sakelaropoulou per faktin qe Greqia shpenzon me shume se 2% te PBB per arsenalin e saj te Mbrojtjes si anëtarë e Aleancës, si dhe per përforcimin e ushtrisë qe ka komunikuar Athina me 15000 ushtare te rinj ne vitet e ardhshme apo edhe blerjen e fregatave dhe avionëve franceze. Me herët ai ka takuar ministrin e Jashtem Dhendias dhe ate te Mbrojtjes Panagiotopoulos me te cilët ka biseduar per situatën ne Mesdheun lindor dhe te ardhmen e NATO-s.

Top Channel