Vendoset paqja mes Andit dhe Shqipes, dyshja konfirmoi se do të dalë në takim

06/10/2020 19:18

Dy takime të zhvilluar mes Teas dhe Andit, e një tjetër që do zhvillohet gjatë kësaj jave, u duk se “shuan” mundësitë e një “përputhjeje” mes Andit dhe Shqipes.

Ata në fakt e shprehën pëlqimin për njëri-tjetrin që në puntatat e para. Por zgjedhja e një tjetër djali në takim nga Shqipja, u duk se “ftohi” marrëdhëniet mes tyre.

Por mesa duket gjithçka i ka mbetur të kaluarës, pasi dyshja puntatën e sotme konfirmoi se do të realizojnë përsëri takime së bashku. I pyetur nga opinionisti Arjan Konomi nëse do të realizonte një takim me Shqipen, Andi iu përgjigj me një “pse jo”.

Kjo përgjigje shkaktoi një buzëqeshje të madhe te Shqipja, e cila dukej se kishte kohë që dëshironte të dëgjonte një përgjigje të tillë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel