“Listë unike në zgjedhje”, opozita e bashkuar me dy skenarë/ Basha: Rama s’ka shance, vetëm po ndërroi votuesit me Kushtetutë

06/10/2020 17:02

Një ditë pas miratimit të ndryshimeve në kod, që sanksionuan në ligjin e ri zgjedhor ndalimin e koalicione parazgjedhore, me listë të përbërë, Lulzim Basha mblodhi aleatet ne selinë blu.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, ka mundur te zbulojë edhe detaje nga diskutimi për listat dhe formulën se si do dalë në zgjedhjet e ardhshme opozita e bashkuar.

Ashtu sikurse ka raportuar me herët Top Channel skenari i parë është dalje me dy lista, një e udhëhequr nga PD dhe një e udhëhequr nga LSI. Një tjetër opsion qe po vlerësohet pas ndryshimeve me te fundit ne kodin zgjedhor me qellim maksimizimin e votave është edhe dalje me nje listë unike, por vendimmarrje finale do përcaktohet pas kalkulimeve të eksperteve të opozitës.

Në fund te mbledhjes në përgjigje te interesit gazetarëve Lulzim Basha deklaroi: “vendimin e kemi marrë tashmë bashke me shqiptarët. S’ka formula ta shpëtojnë Ramën, vetëm po ndërroi të gjithë votuesit me Kushtetute”.

Aleatët pritet te mblidhen per vendimmarrje finale.

Top Channel