Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Open”.

Në rolin e drejtuesit të fushatës për Tiranën, Veliaj tha se disponon disa fakte ndaj Lulzim Bashës, për të cilat thotë se do t’i dorëzojë në SPAK. Sipas Veliajt, Lulzim Basha ka marrë një makinë luksoze nga kompania që operonte në Unazën e Astirit. Ndërsa shtoi se kryetari i opozitës ka mashtruar, ku ka thënë se pallati ku banon i është dëmtuar nga tërmeti, kur në fakt sipas Veliajt pallati ishte i padëmtuar dhe i banueshëm.

“E kam shumë pasion këtë që bëj. Unë do të jetoj këtu dhe do të kontribuoj këtu. Në çdo takim kemi qenë me aktorë, sportistë. Nuk kemi fyer njeri me fjalë të rënda, por ama faktet do t’i themi. Kur njerëzit më pyesin për trafikun dhe Astirin, i them që atje ka pasur protestë. Përse kompania ndaloi punën. Unë po të them nuk shaj njeri, faktet do t’i them. Ajo që bëjmë në fushatë është minimalisht që njerëzit duan përgjigje. E keni vënë re që u protestua te zyra e kryetarit të bashkisë. Basha për tre vite bllokoi Astirin. Por kur ai ka marrë nga kompania atje një makinë, kjo ka 64 transaksione. Por kur t’i merr një dhuratë nga kompania dhe e lë protestën sikur të mos ketë ndodhur asgjë, atëherë do të thotë që tallet. Banorët e Astirit i njoh shumë mirë, ka 80.000 banorë. Fushata duhet të ketë fakte, mbi faktet duhet të ndërtohet e vërteta. Kur ti ke ardhur në këtë televizion punëdhënësi të ka pyetur çfarë ke bërë më përpara. Kjo do të ndodhë më 25 prill. Populli shqiptar me të drejtë do të thotë çfarë ke bërë më përpara. Qëllon që të dy kanë punuar në Tiranë dhe po shkojnë për të marrë një punë më të madhe. Kjo është letra që unë mezi po pres të shkoj në SPAK. Kur Edi Rama shkonte të bënte shtëpinë e të tjerëve, Basha shkonte të fotografonte shtëpitë e oligarkëve. Përse duhet një njeri që kandidon për kryeministër dhe thotë që më është prishur pallati. Kam folur me administratoren dhe më ka thënë që pallati nuk ka rrezikshmëri dhe është i banueshëm. Këto do i dërgoj të gjitha në SPAK. Shton kate pa leje, refuzon të shkosh në prokurori. E para punës kam fituar 15 nga 15 gjyqe. Ky pallat është i padëmtuar. Në momentin që shqiptarëve iu dëmtua shtëpia, kryetari i opozitës fotografonte vilat e veta”, tha Veliaj.

Top Channel