“Nuk jam për të mbyllur plagët e askujt”/ Për çfarë e pati fjalën Ana…

06/10/2020 18:43

Fatjon Greca zgjodhi që të largohet nga emisioni “PërPuthen”.

Në momentin kur Tea zgjodhi Renaton si konkurrentin që do të largonte nga emisioni, menjëherë pas tij zgjodhi që të largohet dhe Erjoni. Në fakt, sot u mësua se largimi i Erjonit nga emisioni ishte i paevitueshëm, pasi Ana kishte vendosur më herët për ta larguar atë.

Edhe pse takimi mes tyre shkoi shumë mirë dhe Erjoni zgjodhi të surprizonte Anën me një limuzinë, bukuroshja brune tha se ajo nuk është për të mbyllur plagët e askujt. E gjitha mesa duket ka të bëjë me një histori dashurie që Erjoni ka pasur më herët, emrin e së cilës e ka tatuazh në gjoks. Ky fakt ka bërë Anën të reflektohet dhe të zgjidhte emrin e Erjonit si një nga të larguarit e radhës.

“Unë nuk jam gati të mbyll plagët e dikujt. Unë nuk jam për të zëvendësuar askënd, tek asnjë. Ai ka emrin e ish të dashurës tatuazh në kraharor edhe unë nuk dua të zëvendësoj njerëz. Unë nuk do ta dua sa ajo, apo dhe fare. Unë dua të kem vendin tim, kushdo do të jetë partneri im. Duke bërë një baraspeshë një takim me Erjonin dhe Fatjonin. Unë mendova arsyetova dhe kështu. Unë u emocionova dhe më fali një ambient të ngrohtë. Me Fatjonin kisha një ndjesi tjetër në takim”, tha Ana.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel