E enjte, 23 Korrik 2020
11:59
‘Pse mos ta rikthejmë’, Manastirliu propozon kthimin e përshëndetjes tradicionale të shqiptarëve si masë kundër përhapjes së Covid-19

Me anë të një postimi në Facebook ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një propozim të veçantë si një masë për të frenuar përhapjen e Covid-19.

11:52
Deputeti: Serbia defaktorizon shqiptarët! Spiropali: Diplomacia nuk është joshje me uiski

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ditën e sotme në Kuvend  i është përgjigjur interpelancës së kërkuar nga deputeti Kostaq Papa për shqiptarët në rajon.

11:48
Talebanët i vranë prindërit, 15-vjeçarja afgane merr armën e hakmerret!

Talebanët i vranë prindërit, e atëherë një vajzë 15 vjeçare në provincën e Ghorit në Afganistan dhe vëllai i saj i vogël morën një automatik, e luftuan duke vrarë dy militantë dhe plagosën një tjetër.

11:43
Dëgjesa e tretë për pallatet e dëmtuara nga tërmeti, Veliaj: Shtëpitë e reja me vlerë më të madhe në treg…

Banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët kanë qenë të detyruar ta lënë shtëpinë e tyre për shkak se u vlerësua si e pabanueshme, do të marrin një shtëpi të re, që do të vlejë më shumë në treg sesa ajo që la pas. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj siguroi familjet e dëmtuara se banesat e reja do të jenë në përputhje me të gjitha standardet.

11:34
Konfirmohet, Zidane do të jetë trajner i Realit edhe vitin e ardhshëm

Zinedine Zidane do të qëndrojë te Reali i Madridit edhe për sezonin e ardhshëm.

11:33
Kosova merr 41,000 teste për koronavirus

Kosova pranoi të enjten nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) 41,000 komplete testimi për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

11:31
Ali Ahmeti ftohet nga Gjykata Speciale në Hagë si dëshmitar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të paraqitet në Hagë.

11:11
​Hoti flet para takimit në Bruksel: Dialogu teknik ka përfunduar, sot nis dialogu për njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para takimit të sotëm në Bruksel ku pritet të takohen koordinatorët e Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se dialogu nuk ka alternativë, ndërsa dialogu teknik ka përfunduar.

11:08
Drafti i marrëveshjes finale/ Bruksel, vazhdon sot dialogu Kosovë-Serbi

Në Bruksel vazhdon sot dialogu Kosovë-Serbi me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që do të diskutojnë mbi tema të hapura në takimin e nivelit të lartë, të mbajtur javën e shkuar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçic.

11:04
Dialogu, Vuçiç: Amerikanët nuk janë “dorëzuar”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë braktisur bisedimet për Kosovën dhe se ai pret angazhim edhe më të fuqishëm të amerikanëve në këtë çështje.

11:03
“11 rektorë kërkuan zgjedhje në Universitete”, Shahini: Zgjedhjet më 30 korrik

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini gjatë interpelancës së thirrur në Kuvend është shprehur se zgjedhjet për universitete do të zhvillohen më 30 korrik.

10:57
Dhuna seksuale ndaj fëmijëve, Meta në nismën “Ne jemi 1”: Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të ngjarjeve tronditëse

Presidenti Ilir Meta ka dhënë të gjithë mbështetjen e tij në shpalljen e lëvizjes kombëtare “#NEJEMI1”, kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve në Shqipëri.

10:51
‘Mund të hedhim ndonjë granatë’ Nis me debate seanca plenare, Gjuzi: Jemi gati për sherr nëse e kërkoni…

Seanca e sotme plenare, ka nisur me debate në Kuvend. Ka qenë deputeti Kujtim Gjuzi, i cili ka hedhur akuza ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

10:49
Ministrja Shahini flet për zgjedhjet në foltore, deputetët e opozitës i “pëshpërisin njëri tjetrit në vesh”!

Në seancën plenare të ditës së sotme teksa ministrja e Arsimit Besa Shahini po mbante fjalën e saj për zgjedhjet në universitete, nuk është dëgjuar me aq vëmendje nga deputetët e opozitës parlamentare.

10:42
Deputeti Halit Valteri kërkon hapjen e lokaleve të natës, Ruçi: Reali u shpall kampion dhe tifozët s’dolën nga shtëpia

Deputeti Halit Valteri në seancën e sotme plenare ka kërkuar që të ndryshohet akti normativ për ndalimin e muzikës dhe klubeve të natës pas orës 20:00.  Ai kërkoi se qeveria duhet të kishte një paketë financiare për të gjithë ata që preken nga mbyllja e lokaleve të natës.

10:38
Alimadhi habit me shqetësimin e tij në Kuvend: S’kam ku të parkoj makinën…

Deputeti Adriatik Alimadhi, ndryshe nga deputetët e tjerë të cilët po diskutonin rreth ndryshimeve kushtetuese që pritet të miratohen, ka pasur një tjetër shqetësim.

10:35
Foto/ Zjarr masiv në një sipërfaqe pyjore në Elbasan

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në fshatin Gur i Zi në Elbasan.

10:34
SHÇBA arreston oficerin e FLO-së, ja për çfarë akuzohet

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ka vënë në prangat një punonjës policie për shkak se akuzohet për prerje të paligjshme pyjesh, për shpërdorim detyre dhe për korrupsion.

10:27
Mblidhet Kuvendi/ Këto janë ndryshimet kryesore në Kodin Zgjedhor që pritet të miratohet

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon sot një seance plenare, ku diskutohet Kodi i ri Zgjedhor.  Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar rendi i plotë i ditës dhe njoftohet se janë 18 çështje që do debatohen.

10:21
Të ardhurat për të varfërit “mund ta frenojnë pandeminë“

Kombet e Bashkuara sugjeruan se të ardhurat e përkohshme për njerëzit më të varfër në vendet në zhvillim, mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

10:13
Mjekja apel qytetarëve: Vendosni maskat, spitali po mbushet me të sëmurë’

Mjekja e spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, Loreta Bica u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vendosin maskat, çka ajo e cilëson si një nga masat më efikase për të parandaluar përhapjen e Covid 19.

10:09
Vettingu/ Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit, Flutura Skënderi

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit, Flutura Skënderi.

10:07
Presidenti Trump përsërit thirrjet për rihapjen e shkollave

Presidenti Donald Trump ka përsëritur thirrjet për rihapjen e shkollave në vjeshtë.

09:53
Kina nis mision pa pilot në Mars

Kina nisi një mision pa pilot në Mars, gjatë të cilit shpreson të pëdorë anijen kozmike për të studiuar tokën e planetit të kuq.

09:48
Pak përpara seancës plenare, Taulant Balla mbledhje me grupin parlamentar socialist për Kodin Zgjedhor

Pak përpara seancës plenare, Taulant Balla ka kërkuar mbledhje me grupin parlamentar socialist për Kodin Zgjedhor.

09:46
Vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.284 vdekje, në Meksikë 790 dhe në Indi 1.129.

09:44
​“Thirrjet e nënave”: S’ka pajtim me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Shoqata “Thirrjet e nënave” reagoi ndaj veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me përbërjen e delegacionit për bisedime me Serbinë, në Bruksel, me theks të veçantë rreth temës për personat e zhdukur.

09:38
Sulmet e orkestruara ruse: Prej UÇK-së deri të Dua Lipa

Dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë kërkuar nga kompania Apple që të vendoset Kosova në hartë.

09:26
Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Basha: Është koha për njohje reciproke me Serbinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale thekson se sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

09:25
Kosovë/ Humb betejën me COVID-19 edhe një 66-vjeçare

Një paciente e konfirmuar me Covid-19, e moshës 66-vjeçare e shoqëruar edhe me sëmundje të tjera dhe që po trajtohej në Spitalin e Pejës, ka ndërruar jetë.

09:20
Elbasan/ Shpërthimi në fabrikën e gazit sulfuror, arrestohet administratori i firmës ku u plagosën tre punëtorë

ELBASAN – Është vënë në prangat e policisë administratorin e firmës ku u plagosën tre punëtorë, si pasojë e shpërthimit të gazit.

09:14
Një vit nga tërmeti 1 qershorit, familjet në Korçë ende s’kanë marrë dëmshpërblimin financiar

Ka kaluar më tepër se 1 vit nga tërmeti i 1 qershorit të vitit të kaluar por 553 familje në të gjithë qarkun e Korçës ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin financiar për dëmet e pësuara në banesat e tyre.

09:01
Studimi/ ‘Punojnë nën presion të lartë’- raportimi mbi Covid-19 ka shkaktuar stres, ankth dhe depresion te gazetarët

Raportimi mbi pandeminë e koronavirusit ka shkaktuar ankth dhe depresion te gazetarët. Kështu thotë një studim i bërë nga instituti “Reuters” për Studimin e Gazetarisë dhe Universitetit të Torontos, studim i udhëhequr nga Dr. Anthony Feinstein, Profesor i Psikiatrisë në universitetin e Torontos dhe Meera Selva, Drejtore e Programit të “Fellowship Journalist” në Institutin “Reuters” për Studimin e Gazetarisë.

08:56
Raporti Europian: Organizatat e drogës i shërbejnë politikës në Shqipëri duke zhvatur bizneset përmes gjobave

Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me politikën, dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar zbatimin e ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë.

08:54
Dhunë në familje dhe vjedhje, arrestohen 2 persona në Durrës

Dy shtetas janë vënë nën pranga për vepra të ndryshme penale.

08:48
Transportonte emigrantë të paligjshëm me “Range Rover” drejt Tiranës, prangoset 37-vjeçari

Një shtetas është arrestuar nga forcat policore të Korçës pasi është kapur duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, kundrejt përfitimit.

08:43
Nga marrëveshja e 5 qershorit, interpelancat dhe dekreti i Metës për emërimet në Kushtetuese, sot mblidhet Kuvendi

Sot do të zhvillohet normalisht seanca e radhës e Kuvendit, ku është futur në rendin e ditës edhe votimi i Paktit të 5 Qershorit pas marrëveshjes mbrëmë mes shumicës socialiste dhe opozitës parlamentare.

08:35
Eurostat: Shqiptarët, të tretët të refuzuarit në botë për të hyrë në vendet e BE-së, 31 mijë u urdhëruan të largohen

Shqiptarët renditen të tretët në botë, pas marokenëve dhe ukrainasve, që iu është refuzuar hyrja në Bashkimin Europian në vitin 2019 dhe po të tretët për numrin e personave të cilët janë urdhëruar të largohen.

08:26
Mesazh opozitës? Rama: Të ankohesh për një problem pa i dhënë zgjidhje quhet kuisje!

Kryeministri Edi Rama pak orë para votimit në seancë plenare në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit ka publikuar një thënie të Roosveltit që nënkupton një mesazh ndaj Opozitës së Bashkuar.

08:20
Trump dërgon agjentë federalë në qytetet ku ka rritje të dhunës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të dërgojë agjentë federalë në më shumë qytete amerikane, për të ndihmuar në frenimin e krimit.

08:17
Përplasen dy mjete në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, 4 femra dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

08:15
Shkon mbi 15 milionë numri i të infektuarve me Covid-19

Numri i të infektuarve në mbarë botën me Covid-19 ka shkuar në mbi 15 milionë. Të dhënat sipas universitetit John Hopkins tregojnë se numri total i të infektuarve është 15 milionë 230 mijë 561.

07:26
Temperatura deri në 40 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin por që në zonat malore nuk përjashtohet mundësia për reshje.

07:15
Shkencëtarja shqiptare zbulon se kur pritet të dalë vaksina dhe bën paralajmërimin se çfarë na pret në dimër

Kërkuesja shkencore Detina Zalli, në një intervistë, tha se në rastin me të mirë vaksina mund të jetë gati në vjeshtë.

06:57
Zbuloni si ndikon konsumimi i mishit tek jetëgjatësia

Jetëgjatësia jonë ndikohet nga një kombinim mes gjenetikës dhe faktorëve të jashtëm. Në studime të shumta, është parë që vetëm 30% e jetëgjatësisë varet nga gjenetika e trashëguar. Kjo do të thotë që përqindja më e lartë i mbetet faktorëve të jashtë, ku përfshihet dhe ushqimi. Ajo që ne hamë është sigurisht faktori më i rëndësishëm për shëndetin e organizmit. Diskutimet rreth diferencës që ka në organizëm një dietë me produkte të mishit kundër asaj që nuk e lejon ende janë të hapura. Ama në një nga studimet më të fundit u vu re se personat që nuk konsumonin mish, apo nënprodukte të tij, jetonin më gjatë.

06:36
Bllokimi i veshit nga noti, pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni

Një nga problemet më të përhapura gjatë stinës së verës është infeksioni dhe bllokimi i veshit që prek jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit. Infeksioni shfaqet brenda kanalit të veshit kur ka çarje të shtresës mbrojtëse që përbëhet nga dylli. Një gjë e tillë lehtëson futjen e baktereve, mykut apo viruseve nën lëkurë. Noti është një nga arsyet kryesore që veshi bëhet një pre e lehtë e infeksioneve. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për faktorët e rrezikut të infeksionit të veshit dhe si t’i shmangni ato.

06:13
Lodhje dhe depresion i lartë gjatë verës? Njihuni me shkaqet dhe kurat natyrale

Ndjesia e lodhjes na shoqëron në një pjesë të madhe të jetës. Puna, shkolla, angazhimet familjare dhe miqësore mund të bëhen nxitës të rregullt të lodhjes. Të qenit të lodhur herë pas here nuk është shkas për shqetësim, por lodhja e vazhdueshme lë pasoja në organizëm.

05:48
Misrat e zier për rënien nga pesha, ja si t’i përgatisni

Megjithëse për stinën e verës mund të rendisim një listë të gjatë ushqimesh të mrekullueshme. Misri është ndër ushqimet më karakteristike dhe të shijshme të saj. Asgjë nuk thotë verë më shumë se misrat e pjekur në rrugë apo ata të zier që përgatiten në shtëpi. Shumë i preferuar për të gjithë familjen, misri nuk është vetëm një ushqim i shijshëm që konsumohet pasditeve apo darkave vonë. I pasur me vlera ushqyese dhe vitamina, ndihmon organizmin për një sërë problemesh duke filluar që nga rënia në peshë e deri tek diabeti. Në këtë artikull tregohet mënyra më e mirë e përgatitjes së tyre për të përfituar nga lista e gjatë e vlerave që kanë.

05:26
Këto produkte janë të nevojshëm kundër depresionit, kujdesi që ju duhet

Një studim i ri ka zbuluar se probiotikët, ose kombinimi i prebiotikëve dhe probiotikëve, ndihmon në zbutjen e simptomave të depresionit.

05:05
BE do të sanksionojë Rusinë, Kinën dhe Korenë e V. për sulme kibernetike

Ambasadorët e Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për sanksionimin e Agjencisë së Ineligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU), si dhe të disa subjekteve kineze dhe verikoreane, për shkak të tre sulmeve të ndara kibernetike në tre vjetët e fundit.

04:40
Presidenti Trump përsërit thirrjet për rihapjen e shkollave

Presidenti Donald Trump ka përsëritur thirrjet për rihapjen e shkollave në vjeshtë. Në konferencën për shtyp të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha se nuk ka problem të dërgojë djalin, Barron, si dhe nipat e mbesat në shkollë, duke thënë se shkollat duhet të rihapen megjithëse shumë ekspertë thonë se kjo mund të rrisë ritmet e përhapjes së epidemisë.

04:16
Laboratoret amerikane të stresuara nga kërkesa e papërballueshme për teste

Laboratoret në mbarë SHBA po ndjejnë barrën e rëndë të testeve të shtuara për koronavirusin. Shtimi i kërkesave ka rezultuar në pritje të gjata dhe ekspertët thonë se vonesat në dhënien e rezultatit minojnë përgjigjen ndaj pandemisë. Ndërkohë që numri i total i të diagnostikuarve me koronavirus deri tani ka arritur në 3.9 milionë vetë dhe ritmet e përhapjes po intensifikohen, mbingarkesa në laboratoret e diagnostikimit po krijon problem për amerikanët që nuk mund të kthehen në punë deri kur të marrin rezultatin negativ në analiza, si dhe institucione si shtëpitë për të moshuarit që përpiqen të pengojnë përhapjen e sëmundjes në mjediset e tyre. Stres të madh po përjetojnë edhe vetë laboratoret që duhet t’u përgjigjen kërkesave në rritje për teste.

03:50
Teleskopi Evropian merr foton e parë të një sistemi tjetër diellor

Observatori Evropian Jugor (OEJ) publikoi të mërkurën imazhin e parë të kapur ndonjëherë nga një teleskop, i disa planetëve që rrotullohen rreth një ylli të ngjashëm me diellin.

03:25
VOA: A mundëson sistemi amerikan zgjedhor një qeverisje nga pakica?

Kur analizon fillesat e protestave të lëvizjes Black Lives Matter, aktivisti dhe profesori Todd Gitlin sheh reagimin e një shumice ndaj kontrollit të pakicës.

03:03
Presidenti Trump dërgon agjentë federalë në më shumë qytete për të shuar dhunën

Agjentët federalë të zbatimit të ligjit janë duke u dislokuar në dy qytete të tjera amerikane për t’i dhënë fund një rritjeje të numrit të vrasjeve. “Kjo gjakderdhje duhet të marrë fund. Kjo gjakderdhje duhet të përfundojë, “tha Presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke njoftuar zgjerimin e të ashtuquajturit “Operacioni Legjenda”. Aksioni federal filloi dy javë më parë në qytetin Kansas në Mizuri, duke rezultuar në 200 arrestime, tha Prokurori i Përgjithshëm amerikan William Barr, dhe tani do të zgjerohet në qytetin Albakërk të shtetit Nju Meksiko, dhe në qytetin më të madh në perëndimin e vendit – në Çikago të shtetit Illinoi.

02:42
Pengjet ukrainase jashtë rrezikut pas 12 orësh tensioni

Zyrtarët e Ukrainës thonë se të gjitha pengjet janë liruar dhe pengmarrësi u arrestua pas një ngërçi 12-orësh në një autobus. Pengmarrja përfundoi pasi Presidenti Volodymyr Zelenskiy foli në telefon me të dyshuarin.

02:20
Konflikti në Mesdhe/ Sa legjitime janë pretendimet e Turqisë?

Dëshira e Ankarasë për të zgjeruar zonat e saj detare i ka rritur sërish tensionet me Greqinë. Operacionet turke për të nxjerrë naftë dhe gaz në pjesën përpara Qipros dhe ishullit grek të Kretës kanë nisur në vitin 2019 dhe pritet të vazhdojnë në fund të verës.

01:57
Do frenojmë plakjen? Shkencëtarët, vetëm një hap larg

Plakja është e pashmangshme, por shkencëtaret e Universitetit të Kalifornisë mund të jenë një hap larg të vonuarit të këtij procesi. Studimet e kryera me majanë, e zgjedhur sepse qelizat e saj janë lehtësisht të manipulueshme, i kanë ndihmuar ata të shohin nëse qelizat plaken me të njëjtin ritëm dhe për të njëtat arsye.

01:36
Filloi lufta? Urdhërohet mbyllja e konsullatës së Pekinit në Houston

Shtetet e Bashkuara të Amerikës urdhëruan Kinën të mbyllë konsullatën e saj në Houston, një lëvizje kjo e përshkruar nga Pekini si “provokim politik” dhe nga Washingtoni si “ përpjekje për të mbrojtur pronën intelekuale amerikane”.

01:15
Britania e Madhe: Spanja mund të shpallet e pasigurtë për pushuesit

Britanikët që shijojnë diellin e Spanjës mund të përballen me karantinën e detyruar kur të kthehen në atdhe, thonë mediat angleze. Kjo për shkak se destinacioni popullor i pushimeve ka parë së fundi një tjetër rritje të rasteve me koronavirus.

00:43
Chelsea i papërmbajtshëm në merkato, me Kai Haverts Lampard bën një formacion të frikshëm

Chelsea i Frank Lampardit është një nga skuadrat që ka befasuar më shumë Europën këtë vit. Blutë e Londrës, në vitin e parë nën drejtimin e 42-vjeçarit, synojnë vendin e tretë në Premier League si dhe janë kualifikuar në finalen e FA Cup, ku do të përballen me Arsenalin e Mikel Artetas (edhe ai në sezonin e parë në krye të “topçinjve”).

00:22
Verona e kënaqur me punën e Juriç, i rinovon kontratën për 3 sezone

Verona është një nga surprizat më të bukura të sezonit aktual të kampionatit italian, pasi erdhi nga Seria B dhe menjëherë ndërtoi një skuadër konkurruese, duke siguruar mbijetesën shumë herët dhe duke garuar deri para pak ditësh edhe për një vend në kupat e Europës.

E mërkurë, 22 Korrik 2020
23:58
Manchester United ndalet në shtëpi, tani e pret “finalja” për zonën Champions

David Moyes u rikthye mbrëmjen e sotme në “Old Trafford”, aty ku drejtoi për thuajse një sezon të plotë skuadrën e Manchester United, por tashmë në krye të West Hamit, u bëri një surprizë të hidhur “djajve të kuq”, duke i ndalur në barazim 1-1.

23:44
Parma i jep fund “agjërimit”, mposht Napolin në një sfidë të vendosur nga penalltitë

Parma i dha fund “agjërimit” prej 7 ndeshjesh pa fitore, gjatë të cilave numëronte 6 humbje dhe një barazim, pasi mbrëmjen e sotme triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Napolit në sfidën e zhvilluar në “Tardini”.

23:31
Spektakël dhe “lumë” golash në “Anfield”, Liverpool i tregon Chelseat kush është kampioni

Ashtu siç parashikohej, kryendeshja e javës së 37 të Premier Leagues mes Liverpoolit dhe Chelseat ofroi një 90-minutësh spektakolar dhe plot 8 gola, ndërsa në fund fitorja u buzëqeshi kampionëve të rinj të Anglisë.

22:52
OBSH: Vaksina antiCOVID-19 nuk do të jetë gati para 2021

Studiuesit po bëjnë progres për vaksinën kundër koronavirusit, por realisht nuk do të jetë gati dhe e disponueshme para fillimit të vitit 2021, deklaroi drejtori i programit të urgjencës të OBSH-së, Mike Ryan.

22:45
Me fustan transparent që i zbulon format bombastike/ Demi po që di të “çmendë” fansat (FOTO)

Karantina e Demi Rose duket se ka mbaruar dhe së fundmi modelja e njohur është parë duke shijuar pushimet në Ibizia.

22:28
VIDEO/ Tentoi të realizonte foton “perfekte” në një shkëmb pranë detit, momenti kur dallgët e “marrin me vete”

Rrjetet sociale, kanë shtyrë të rinjtë drejt një sfide të heshtur përsa i përket realizimit të fotove. Një trend të tillë ishte duke ndjekur dhe Conan Griffin, 18-vjeç, nga Irlanda e Veriut.

22:25
Tirana dy ditë pa drita, zonat dhe oraret

Për shkak të remontit të parashikuar në disa kabina, në datat 23-24 korrik do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 në disa rrugë në Tiranë.

22:22
Arifi zgjidhet kryetar i Bujanocit për herë të katërt

Nagip Arifi është zgjedhur sot kryetar i Komunës së Bujanocit dhe menjëherë premtoi se do të jetë kryetar i të gjithëve, pavarësisht etnitetit dhe fesë, bëjnë të ditur mediat serbe.

22:08
FOTO/ Rita Ora shfaqet me bluzën seksi, e ëma i le mesazhin epik në shqip: Hajde ta qepi..

Rita Ora, është një nga këngëtaret më të famshme në botë. Kohën e karantinës ajo e kaloi duke u marrë me projekte të reja muzikore. Njëkohësisht duke publikuar për fansat dhe foto të shumta në rrjete sociale, në të cilën ka qenë tepër aktive.

21:55
Alarm në një burg të SHBA-ve, mbi 500 të burgosura femra rezultojnë pozitive me COVID-19

Qindra të burgosura gra, në një burg në Teksas të SHBA-ve, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

21:51
Greta Thunberg dhuron çmimin €1mln për grupet e mbrojtjes së klimës

Aktivistja influencuese e çështjeve të klimës Greta Thunberg ka fituar një çmim prej 1 milionë euro nga një organizatë në Portugali, ndërsa menjëherë ka njoftuar dhurimin e shumës për grupet e mbrojtjes së mjedisit dhe frenimit të ndryshimeve klimatike.

21:45
Ali Ahmeti ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

21:34
Rritet pragu i TVSH/ Nën 10 milionë lekë, bizneset nuk paguajnë

Qeveria ka ngritur pragun minimal të të ardhurave për bizneset që e kanë detyrim regjistrimin për tatimin mbi vlerën e shtuar.

21:28
VIDEO/ Refuzonte të mbante maskë, e moshuara dhunon brutalisht mbesën e mitur

Kina është i pari vend në botë që u përball me pandeminë e koronavirusit, e si rrjedhojë vigjilenca dhe kujdesi në mesin e qytetarëve është tepër i lartë.

21:07
“Emrin tënd po e përhapim në botë “/ Erdogan publikon këngën kushtuar Shën Sofisë, mesazhi edhe në shqip (video)

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan publikoi në llogarinë e tij në “Twitter” një këngë dedikuar Shën Sofias.

21:02
Fotot e pabesueshme gjysmë-ilegale nga e mistershmja Korea e Veriut

I gjithë vendi është i mbështjellë nga misteri dhe errësira, si nga ana praktike ashtu dhe figurative.

20:54
Mbi 15 milionë raste me COVID-19 në botë

Më shumë se 15 milionë raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarisht në botë, prej të cilëve një milionë në të paktën pesë ditë, sipas të dhënave zyrtare.

20:40
Fiks Fare/ Firma e ndërtimit del nga leja. Administratori: Bëmë si gjithë të tjerët

Kastriot Çako ankohet në emisionin Fiks Fare se firma Kalaj shpk nuk ka zbatuar projektin e ndërtimit të pallatit ku dhe z Çako është një nga katër pronarët e truallit.

20:40
VIDEO/ Guxim i rrezikshëm! I ra kuleta në pellgun e mbushur me aligatorë, gruaja bën veprimin e pabesueshëm

Një grua në SHBA, ka befasuar jo pak me veprimin e kryer. Asaj i kishte rënë kuleta në një pellg me ujë, të tejmbushur me aligatorë, ndërsa ajo së bashku me djalin e mitur pranë, nuk ka ngurruar të fusë dorën në pellg e të kërkojë kuletën e humbur.

20:37
Para një viti u dënua me burgim të përjetshëm/ Habit El Chapo, kërkon të dalë nga burgu…

Joaquin Guzman Loera, i njohur ndryshe si El Chapo, u dënua me burgim të përjetshëm një vit më parë, por tashmë shpreson që apeli do të mund ta nxjerrë nga burgu amerikan “Supermax”.

20:31
Largimi i 1.2 mln shqiptarëve në 30 vite, Meta: Reflektim urgjent!

Pas statistikave të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku thuhej se nga Shqipëria kanë ikur 1.2 milionë persona përgjatë viteve 1990-2020 ka reaguar presidenti Ilir Meta.

20:29
Në plazh me “body”! Modelja e njohur na prezanton me mamanë nëpërmjet fotove të nxehta… (FOTO)

Modelja e njohur Jess Wright, na ka prezantuar me mamanë e saj 60 vjeçe Carol.

20:13
250 luftanije do të marrin pjesë në paradën detare të Rusisë

Më shumë se 250 luftanije, 80 avionë, 100 mjete të tjera ushtarake dhe rreth 15,000 ushtarakë do të marrin pjesë në paradën detare të Rusisë që do të mbahet më 26 korrik, raportonte gazeta ushtarake Krasnaya Zvezda.

20:09
Theu masën e sigurisë dhe u konfliktua me dy të tjerë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Devollit parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti.

20:00
Ekspozitë në kohë pandemie/ Veprat e Ibrahim Kodrës prezantohen në Lihtenshtajn

Në fillim të korrikut në Liechtenstein, në një ndër galeritë më prestigjioze u çel një ekspozitë me vepra të piktorit Ibrahim Kodra.

20:00
Hetimet për Tirana-Bylis/ Dështon seanca e komisionit të etikës për shkak të mungesës së kuorumit

Dështon seanca e radhës së Komisionit të Etikës për shkak të mungesës së kuorumit. Nga pesë anëtarë të këtij komisioni, vetëm dy ishin të pranishëm në këtë seancë, kryetari Fatmir Brraka dhe anëtari Bashkim Koka.

19:54
Egjipti e Turqia pranë përplasjes direkte në Libi, pas shtimit të personelit dhe armatimeve

Egjpti dhe Turqia duket janë në kurs përplasjeje në konfliktin e Libisë, teksa vendi rrezikon të kthehet në një Siri të dytë, si fushëbetejë e fuqive të mëdha në rajonin e trazuar.

19:46
Sa vlen jeta në Universitet?

NGA PROF. ANDRI KOXHAJ

19:45
Syri.net nuk zbaton vendimin e gjykatës/ U dënua për shpifje ndaj Top Channel me vendim të formës së prerë

Portali Syri.net i sponsorizuar nga familja e ish kryeministrit Sali Berisha, i dënuar nga gjykata e Tiranës me anë të një vendimi të formës së prerë për shpifje ndaj Top Channel dhe drejtorit të përgjithshëm Ben Blushi, nuk e zbaton vendimin i cili mori formën e prerë pasi nuk u ankimua.

19:43
​10 viktima dhe 137 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

137 raste të reja, 10 viktima dhe 131 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covid-19 në Maqedoninë Veriore.

19:38
SHBA akuzon Kinën për vjedhje informacioni në lidhje me vaksinën e Covid-19

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka akuzuar Kinën për sponsorizimin e hakerave që kanë për synim laboratorët që zhvillojnë vaksina për të luftuar koronavirusin.

19:32
Një tjetër iranian “non grata”/ Vëzhgonte kampin e muxhahedinëve në Manzë, do të dëbohet në orët në vijim

Duket se perimetri “Tiranë- Durrës” është kthyer në një arenë interesante spiunazhi sa i takon veprimtarisë së agjentëve iranianë që dyshohet se ushtrojnë veprimtarinë e tyre në dëm të kampit të muxhahedinëve në Manzë.

19:23
Zbulime mbi teknologjinë që përdorej në miniera në lashtësi

Praktika e nxjerrjes së metaleve dhe gurëve të çmuar nga Toka daton qysh nga koha kur filloi të dokumentohej historia njerëzore. Pasuritë e çmuara të epokave të mëparshme janë dëshmi e teknologjisë së përdorur në ato periudha. Materiali na njeh me një operacion për nxjerrjen e mineraleve, të zbuluar kohët e fundit në shpellat nënujore të Meksikës.

19:14
Stuhia e breshërit gjigand shuan zjarret në pyjet e Kalifornisë veriore

Pamje dramatike nga pyjet e veriut të Kalifornisë tregonin dje zjarrfikësit që prisnin në automjetet e tyre të ndalonte stuhia e breshërit, që fatmirësisht kreu shumicën e punës së tyre duke shuar një pjesë të mirë të zjarreve.

19:11
Gjermani, tregut të punës i duhen tre vite për të rimarrë veten

Do të duhen të paktën tre vjet që tregu gjerman i punës të rikuperohet nga pasojat nga pandemia e koronavirusit, deklaroi kreu i Agjencisë Federale të Punësimit, Detlef Scheele.

19:05
Mungesë të ujit të pijshëm, 800 banorë të fshatit Burimas në Maliq protestë

800 banorë të fshatit Burimas në bashkinë e Maliqit kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm.

19:03
‘Akt tinzar prej frikacaku’, opozita jashtëparlamentare i përgjigjet Ramës: Po kërkon të heq koalicionet parazgjedhore…

Opozita e Bashkuar me anë të një deklarate të përbashkët i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama menjëherë pas përfundimit të Këshillit Politik.

18:53
Bruksel, të enjten bisedime në nivel ekspertësh Kosovë-Serbi

Kosova dhe Serbia pritet të vazhdojnë nesër (të enjten) në Bruksel bisedimet në nivelin e ekspertëve, gjatë të cilave pritet të diskutohen çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, të zhvendosurit dhe bashkëpunimi ekonomik. Bisedimet që rifilluan javën e kaluar, pas 20 muaj pezullimi, sipas autoriteteve në Prishtinë synojnë arritjen e një marrëveshje normalizimi dhe njohje të ndërsjellë me Serbinë, por zyrtarë të kësaj të fundit kanë hedhur poshtë çdo mundësi për një marrëveshje për njohje. Më hollësisht njofton korrespodenti i “Zërit të Amerikës”, Leonat Shehu.