“Na duhej një shenjë”/ Fotoja ku foshnja i heq maskën mjekut mallëngjen rrjetin

16/10/2020 14:52

Gjurmë shprese rreth situatës kaotike të krijuar nga pandemia Covid-19 vijnë falë një fotografie tanimë virale.

Muajt e fundit, përdorimi i maskës është pjesë integrale e jetës sonë. Kjo pasi mbajtja e saj sipas ekspertëve ndihmon në frenimin e mëtejshëm të pandemisë COVID-19, e cila ka kanosur botën.

Së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, ku një foshnjë e porsalindur shfaqet teksa i heq maskën mjekut që e solli në jetë. Këto pamje janë shpërndarë nga gjinekologu Samer Cheaib, i cili e ka cilësuar këtë episod si tejet interesant.

“Të gjithëve na duhej një shenjë që të na tregojë se shumë shpejt do t’i heqim maskat!”- shkroi ai.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel