Elida Jorgoni dhe Irfan Domnori

Shqiptarja Elida Jorgoni, kryetarja e “Foleja Kombëtare Shqiptare” është shpallur person ‘non grata’ në Mal të Zi.

Ajo pretendon se kjo ndodhi pas daljes së saj në emisionin” Shqipëria Live “, ku thoshte se bashkë me  maratonomakun shkodran, Irfan Domnorin do të shkonin më 15 tetor në Triesh për të vendosur flamurin kuq e zi.

“Edhe pse jam shpallur non grata do të coj flamujt për nxënësi e shkollës ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’. Do të kundërshtoj. Për këtë  kam bërë anikimim tek ministria dhe tek ambasada malazeze, jam në pritje, nuk kam marrë asnjë përgjigje deri tani”, tha Elida.

Kujtojmë se shqiptarët shumë herë janë bërë pjesë e diskriminimit në vendin fqinj vetëm se kanë ngritur simbolet kombëtare. Por një vendim i para disa javëve në Mal të Zi mbajtjen e simboleve kombëtare jashtë, edhe pse ky vendim nga ana e tyre për Jorgonin nënkupton krejt të kundërtën.

Top Channel