Lejimi i simboleve kombëtare në Mal të Zi/ Shqiptari që u arrestua se mbajti flamurin: Emocione të papërshkrueshme!

01/10/2020 14:12
Irfan Domnori

 Maratonomaku shkodran,  Irfan Domnori, i cili është arrestuar nga autoritet malazeze se mbante flamurin kombëtar shqiptar në dorë është shprehur shumë i gëzuar për “Shqipëria Live”, pas vendimit të Malit të Zi për lejimin e simboleve kombëtare.

Domnori thotë se flamuri kombëtar shqiptar duhet të valëvitet në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarë.

“Emocione të papërshkrueshme,flamuri ynë kombëtar duhet të valëvitet në të gjitha trojet shqiptare. Ka pasur arrestime, vrasje, internime nga vëllezërit tonë”, shprehet Domnori.

Kujtojmë se më 16 nëntor të vitit të kaluar  pas Festës së Gështenjave në Krajë, ai u dënua me 300 euro dhe 60 ditë ndalese të kalimit të kufirit Shqipëri – Mali i Zi nga autoritetet malazeze, sepse në dore mbante flamurin kombëtar. Ndërsa më 27 dhjetor ai u arrestua gjatë kalimit të kufirit duke shkuar në Ulqin sepse përsëri mbante flamurin kuq e zi.

Top Channel